Shpenzimet totale për provigjionet ose siç njihet fondi për humbjet nga kreditë, shënoi vlerën 836 milionë lekë në fund të 9-mujorit 2021, ose rreth 7 milionë euro.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, ky tregues krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka pësuar një rënie me 84%.
Gjatë vitit 2020, vlera e provigjioneve të bankave u ndikua shumë nga kriza e pandemisë dhe projeksionet e pafavorshme të lidhura me të.
Ekspertët e bankave shprehen se, ulja e provigjioneve është e lidhur ngushtë me ecurinë e raportit të kredive me probleme, e cila në shtator të këtij viti u ul në 6.5%, niveli më i ulët i regjistruar që prej nëntorit të vitit 2008.
“Përmirësimi i ekonomisë reale ka ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të subjekteve huamarrëse dhe ecuria e raportit të kredive me probleme po shfaqet dukshëm më e mirë se parashikimet”, thekson BSH.