Polonia thotë se kriza me migrantë në kufirin me Bjellorusinë paraqet “perpjekjen më të madhe për të destabilizuar Evropën” që nga Lufta e Ftohtë.
Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, tha se udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka ka nisur një “luftë hibride” kundër Bashkimit Evropian.
Më 21 nëntor, Polonia raportoi se rreth 100 migrantë kanë bërë përpjekje që nga Bjellorusia të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Autoritetet thanë se migrantët ishin agresivë.
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha më 20 nëntor se Bjellorusia ka ndryshuar taktikën dhe tash po drejton grupe më të vogla migrantësh njëkohësisht në disa pika kufitare.
Perëndimi akuzon Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht krizën duke dërguar në kufi me Bashkimin Evropian migrantë të mundshëm – kryesisht nga Lindja e Mesme.
Bjellorusia e ka mohuar akuzën dhe ka kritikuar BE-në për mospranimin e migrantëve.