Përdorimi i pagesave bankare nëpërmjet internetit preku shifrën e 96.1 miliardë lekëve, në fund të 9-mujorin të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagesat banking u rritën me 9 miliardë lekë.
Rritja është e prekshme edhe e matur si numër transaksionesh, me një mesatare mujore prej rreth 400 mijë veprimesh, nga 343 mijë që kishte qenë mesatarja e vitit të kaluar, thekson BSH-ja.
Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Me rritjen e rëndësisë së teknologjisë në shoqëri, bankat po vendosin më shumë fokus në promovimin e këtyre shërbimeve si kanal alternativ për marrëdhëniet me klientët.