Author: gazetar_1
Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zënë 60.5 %, të gjithë tregtisë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – tetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. INSTAT bën të ditur se, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,1 %, Turqia me 7,7 %, Greqia me 7,2 % dhe Gjermania me 6,6 %. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 miliardë lekë, duke u rritur me 35,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën…
Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij. Por, si me do ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurencë me njëra tjetrën. Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin. Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju. Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë. Nëse hani perimet e mëposhtme,…
Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta. Ku ka lajthi ka shëndet të mirë. Kemi identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut. Lajthitë Për Imunitetin Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë. Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet. Lajthitë Për…
Kryeministri Edi Rama informoi sot se qeveria po punon mbi një skemë bashkëpunimi me biznesin për të punësuar njerëz që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Gjatë prezantimit të paketës fiskale para një përfaqësie të biznesit të vogël, Rama foli përdy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe në zonën e aktivitetit të biznesit të vogël. Së pari, ai përmendi rritjen e pagës minimale në 32 mijë lekë dhe ambicien që brenda mandatit të shkohet në 40 mijë lekë. Këtu, Kryeministri theksoi se, “po punojmë për një skemë bashkëpunimi me biznesin. Duam të ndërlidhim biznesin e…
Gjatë 9-mujorit të vitit 2021, bankat tregtare në vend kanë disbursuar 28.7 miliardë lekë, ose rreth 235 milionë euro kredi të reja për blerjen e shtëpive. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e disbursimeve të reja është rritur me 60 %. Ndërkohë, vlera totale e portofolit për blerjen e banesave, në fund të shtatorit 2021 shënoi vlerën 140.7 miliardë lekë. Ekspertët e bankave vërejnë se, ecuria e kredisë për blerjen e pronave pas pandemisë ka shënuar një tendencë pozitive në të gjithë vendin. Investimet në infrastrukturë dhe vepra publike, kanë rritur vlerën e pronës kryesisht në…
Kredia konsumatore vijon të lëvrohet me norma të qëndrueshme interesi. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë 2021, interesat e kredisë konsumatore ishin mesatarisht 8.3 %, duke qëndruar pranë niveleve të vërejtura në gjysmën e parë të vitit dhe në vitin e kaluar. BSH-ja bën të ditur se, portofoli i kredisë konsumatore u rrit në vlerën mbi 33 miliardë lekë, në fund të shtatorit, duke shënuar një rritje prej 1.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e kredisë konsumatore ka ardhur pothuajse e gjitha në segmentin e mallrave të qëndrueshëm,…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar 250 milionë lekë të cilat do të shkojnë në mbështetje të startupe-ve. Në prezantimin e buxhetit 2022 për biznesin e vogël, Ibrahimaj u shpreh se biznesi i vogël ka qenë në fokus që prej viti 2013, dhe janë ndërmarrë disa nisma qoftë në lehtësitë fiskale, apo edhe të procedurave. Ibrahimaj theksoi se për 8 vite, numri i bizneseve të vogla u rrit me 155 % duke u shtuar me 67174 biznese. “Këto shifra tregojnë se ne kemi përmirësuar klimën e biznesit duke e…
Në lidhje me buxhetin e 2022 për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se qeveria shqiptare do vazhdojë të mbajë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe pa TVSH deri në 100 milionë lekë xhiro. “Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%. Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero”, tha Rama. Për kryeministrin, në terrenin e fakteve dhe shifrave, biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe mbështetur nga qeveritë socialiste. “Edhe…
One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan te Kosoves/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG). Duke nisur nga viti akademik 2022 e për 5 vite në vazhdim, 15 nxënësve nga Shqipëria do t’u jepet cdo vit mundësia të nisin studimet e tyre në një prej ketyre universiteteve prestigjioze. Ditën e shtunë, Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi marrëveshjen me dy universitetet partnere duke shënuar keshtu fillimin e një bashkëpunimi 5 vjeçar. “Ne besojmë se arsimimi cilesor është një instrument thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe për të patur profesionistë në të…
Arrorët, frutat, perimet e freskëta në serra, bimët mjekësore etj., janë disa ndër produktet bujqësore shqiptare më të kërkuara për tregjet e huaja. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë tashmë një analizë të thelluar të tregut për produktet bujqësore “Made in Albania”, që janë më të kërkuarat në tregjet e huaja për eksport, duke adresuar kështu edhe subvencionim për rritjen e prodhimit të tyre në vendin tonë. Në buxhetin e vitit 2022, MBZHR i ka përfshirë këto produkte në skemat e mbështetjes kombëtare dhe synon shtrirjen e mbështetjes edhe përmes programit IPARD, teksa po orienton fermerët të investojnë…
