Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Pesë perimet më të shëndetshme që duhet të hani

    Nëntor 22, 2021 Shëndet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij. Por, si me do ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurencë me njëra tjetrën.

    Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju.

    Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë.

    Nëse hani perimet e mëposhtme, sugjeruar nga AgroWeb.org, jo vetëm që do të ndiheni të ngopur, por edhe nuk do të keni fryrje.

    Barishtet

    Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup.

    Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.

    Kungujt e vegjël

    Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël.

    Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë.

    Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes.

    Ky lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.

    Kastraveci

    Kastraveci është një perime e pasur me ushqyes dhe ndihmon kundër fryrjes dhe akumulimit të lëngjeve.

    Kastraveci ju mban të ngopur më gjatë.

    Ju mund ta përfshini atë në lëngje të ndryshme me mollë, mente për të marrë sa më shumë vitamina dhe freski.

    Brokoli

    Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak.

    Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi.

    Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C.

    Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.

    Preshi

    Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin.

    Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C.

    Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    perimet
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Nga frutat e pyllit tek kosi, ja cilat janë 5 ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

    Qershor 10, 2025

    Si një analizë gjaku mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit

    Qershor 8, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter