Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    One Telecommunications ofron bursa studentore

    Nëntor 22, 2021 Të tjera
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan te Kosoves/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

    Duke nisur nga viti akademik 2022 e për 5 vite në vazhdim, 15 nxënësve nga Shqipëria do t’u jepet cdo vit mundësia të nisin studimet e tyre në një prej ketyre universiteteve prestigjioze.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Ditën e shtunë, Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi marrëveshjen me dy universitetet partnere duke shënuar keshtu fillimin e një bashkëpunimi 5 vjeçar.

    “Ne besojmë se arsimimi cilesor është një instrument thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe për të patur profesionistë në të ardhmen, duhet investuar sot. Ndaj, ne sjellim “One Scholars”, një program i cili do të identifikojë talente, të cilet do të kontribuojnë për një ekonomi sa më të mirë, që në të ardhmen mund të jenë padiskutim punonjësit tanë”.

    Përtej programit të bursave në dy universitetet, One Telecommunications do të krijojë hapësira që gjatë muajve të verës, këta studentë të zhvillojnë praktikën e tyre të punës pranë kompanisë, në departamentet që përshtaten me studimet e tyre.

    “Prej 13 vitesh, familja ime dhe unë kemi mbëshetur qindra studentë shqiptarë që të ndjekin studimet në AUBG dhe AUK/RIT. Jam shumë i lumtur që përmes One Telecommunications ne mund të mbështesim ëndrrat për studim të rinisë së kombit tonë dhe në nivel institucional. Do të vazhdoj të investoj edhe më shumë, personalisht dhe institucionalisht, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve shqiptarë dhe familjeve të tyre që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.”

    Prezent për nënshkrimin e marrëveshjes ishin Z. David Evans, Presidenti i Universitetit Amerikan të Bullgarisë dhe Z. Lavon Bajrami – Dekani për Pranimet Studentore nga RIT Kosovo.

    “Si AUBG jemi të lumtur t’i bashkohemi mbështetjes së One Telecommunications për studentët që duan të studiojnë tek ne. Kemi një traditë tashmë në pranimin e studentëve premtues shqiptarë dhe ata kanë kontribuar shumë në suksesin e universitetit madje edhe kanë spikatur në komunitet. One Scholars do t’i ndihmojë këta studentë dhe familjet e tyre të përballojnë studimet Bachelor dhe të çojnë përpara synimet e tyre në Shqipëri dhe në rajon.“– tha Z. Evans gjatë ceremonisë së nënshkshrimit të marrëveshjes.

    Z. Lavon Bajrami u shpreh se “Bursat për studime në RIT Kosovo që po ofron ONE janë një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptar. Kjo sepse ky program bursash ju jep atyre mundësi studimi në një universitet Amerikan prestigjioz dhe me kosto të përballueshme. Jemi të lumtur që kompania ONE po investon në të ardhmen e rinisë shqiptare dhe në intensifikimin e raporteve të të rinjve, studentë të Shqipërisë dhe Kosoves. Do të punojmë që ky fond të rritet dhe të vazhdojë sa më gjatë. Falenderojmë ONE dhe Elvin Gurin për iniciativen dhe përkrahjen.”

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    bursa one telecommunications studentë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025

    BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter