Pas javësh diskutimesh zë për zë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin 2022 i cili tashmë do t’i kalojë seancës plenare. Nga projekti fillestar Komisioni i Ekonomisë ka bërë ndryshime dhe ka shtuar fonde për dhjetëra institucione. Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë
Ndryshimet më të rëndësishme
– Ministria e Infrastrukturës +49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore
– Ministria e Turizmit +20 milionë lekë për pagat tek pyjet
– Kuvendi + 140 milionë lekë
– Gjykata Kushtetuese +15 milionë lekë
– Prokuroria e Përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 punonjësish.
– Shkolla e magjistraturës kërkesë për të rishikim të buxhetit për vitin që vjen në gjysmën e vitit që vjen 2022 për të llogaritur të gjitha nevojat e tyre për paga. Kërkohet fondi për ndërtimin e shkollës së magjistraturës në vlerën 576 milionë lekë, që të përcaktohet tek FSHZH.
– KLGJ +130 milionë lekë për digjitalizimin
– Kolegji i Posaçëm i Apelimit +30 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore.
– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit +35 milionë lekë për paga dhe kontribute.
– SPAK +30 milionë lekë të cilat do të përdoren nga byroja kombëtare e hetimit, dhe për investime.
– Institucioni i Presidentit, +10 milionë lekë për digjitalizim
– KQZ +150 milionë lekë shtesë për rinovimin e dhomës së serverave, pajisjeve informatike, dhe shtesë fondi 9 milionë lekë për shpenzime korrente për procesin zgjedhor.
– Avokati i Popullit shtesë në vlerën 3 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore shtohet 1 punonjës.
– Komisioneri për të Drejtën e Informimit + 5.5 milionë lekë për regjistrin elektronik të thirrjeve të pakërkuara.
– Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil shtesë në strukturë me 2 punonjës.
– Autoriteti i dosjeve dhe ish sigurimit të shtetit, shtesë në investimet e huaja +77 milionë lekë
– Institucioni i krimeve dhe pasojave të komunizmit +5 milionë lekë për paga dhe sigurime.
– Komisioni i Prokurimit Publik shtesë për projektin e digjitalizimin e ankesave në vlerën +24 milionë lekë.
– Akademia e Shkencave +20 milionë lekë
– Kinematografia +10 milionë lekë
– Agjencia për Bashkëqeverisjen do ketë 30 personel dhe 30 milionë lekë
– Partitë Politike +200 milionë lekë
“Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë”, tha Shalsi.
Këto para janë marrë nga 5 projekte të tjera, që në këtë rast janë konsideruar dytësore.
Burimet janë: Fondi për studime dhe projektime që ishte parashikuar në fondin rezervë prej 500 milionë lekësh bëhet zero. Fondi për projektin tuinig për universitet pakësohet me 200 milionë lekë, fondi i kompensimit të pronarëve pakësohet me 500 milionë lekë, fondi i shpronësimeve pakësohet me 430 milionë lekë dhe 76 milionë lekë nga pakësimi i MIE për ujësjellësit”, tha Ibrahimaj.