Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2021 rezultojnë me një rritje prej 25,0% sipas publikimit të fundit të INSTAT.
Në muajin Tetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin është rritur me 44,7% ndërsa gjatë dhjetëmujorit të 2021 ky numër është rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia, Spanja, vendet e rajonit, Gjermania dhe SHBA edhe pse në përgjithësi të gjitha vendet kanë shënuar rritje sidomos si pasojë e hapjes së lirshme të kufijve dhe lehtësimin të masave kufizuese në vend. Ndërkaq Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjithashtu daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021 dhe gjatë 10 mujorit të këtij viti, kanë shënuar një rritje përkatësisht me 28,0 % dhe me 13,6 %.
Arsyeja primare e udhëtimeve brenda vendit tonë mbetet ajo personale si për turizëm, vizitë tek të afërm apo arsye shëndetësore dhe estetike.