Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Çfarë ndryshimesh u bënë në Paketën Fiskale 2022

    Nëntor 23, 2021 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Rritja e akcizës së gazit për përdorim nga konsumatori familjar do të aplikohet më 1 korrik dhe jo më 1 janar siç u propozua në fillim në Paketën Fiskale nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

    Ky ndryshim është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit nen për nen të Paketës Fiskale që do të zbatohet në vitin 2022 dhe do të kalojë për miratim edhe në seancën plenare të së enjtes.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Unifikimit i çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit do të fillojë të aplikohet nga data 1 korrik 2022. Ky ndryshim erdhi pas ngritjes së shqetësimit nga industria prodhuese në vend por edhe nga konsumatori familjar”, tha kreu i Komisionit Eduard Shalsi.

    Po ashtu, Komisioni miratoi edhe vendosjen e taksës në masën 40 lekë/litër për lëndën djegëse të përdorur si karburant për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aktivitetet e turizmit detar, me destinacion përdorimi jashtë ujërave territoriale shqiptare.

    Kjo taksë ishte propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në masën 60 lekë për litër.

    “Pas një seance dëgjimore me grupin e interesit dhe pasi pamë se çfarë ofron rajoni vendosëm të ndryshonim nivelin e taksës, duke e zbritur në 40 lekë për litër”, tha kreu i Komisionit, Eduard Shalsi.

    Në ligjin “Për taksat kombëtare” u miratua vendosja e taksës kombëtare për qumështin pluhur (100 lekë/kg), për hirrë qumështi (150 lekë/litër), për pijet e homogjenizuara (16 lekë/litër) dhe për krem qumështi (150 lekë/ litër), taksa këto të vendosura me fokus sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

    Ndërkohë për të mos cenuar prodhimin vendas nga këto taksa u përjashtuan fabrikat e prodhimit të qumështit, të cilat kanë të evidentuar në etiketën e miratuar nga AKU sasinë në % të këtyre produkteve që janë trupëzuar në produktit përfundimtar.

    Ndër ndryshimet e miratuara në komision në ligjin ““Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, ishte heqja e përjashtimi nga TVSh-ja i inputeve bujqësore (plehrat kimik, pesticidet, farat dhe fidanët) dhe vendosja e një shkalle të reduktuar të TVSh-së në masën 10%.

    U hoq përjashtimi nga TVSh-ja në import, për importin e makinerive prodhuese nga subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, si dhe u hoq skema e kompensimit të prodhuesit bujqësor duke kaluar nga shkalla e reduktuar 6 % në 0%.

    Ndër ndryshimet e miratuara në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, u vendos rritja e pagës dysheme të patatueshme për të ardhurat për pagat deri në 40,000 lekë/muaj.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    ndryshimet paketa fiskale
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter