Volumi i madh i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor të 2019-ës, por edhe një sërë investimesh në infrastrukturë, bënë që importi i materialeve të ndërtimit të vijojë të rritet.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë 10-mujorit, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 5.1 %.
Në vlerë importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve në periudhën janar-tetor llogariten 89.2 miliardë lekë nga 64.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Nga Italia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 20.4 miliardë lekë materiale ndërtimit dhe metale, ndërsa nga Turqia rreth 17.1 miliardë lekë.