Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti në shifrën e 415, në fund të shtatorit të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, megjithëse numri i tyre shënoi një rritje të lehtë këtë vit, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet.
Ekspertët shprehen se konsolidimi i sektorit bankar po reflektohet në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare, ndonëse sipas tyre, procesi i dixhitalizimit të shërbimeve bankare ka dhënë ndikimin e vet në uljen e numrit të njësive fizike.
Për vitin 2020 numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me rreth 33 %, duke rritur kështu përdorimin e shërbimeve të bankingut nga shtëpia.