Author: gazetar_1

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i klientëve të qeverisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se paradoksalisht qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas, eksportuesish, investitorësh, tregtarësh, rekord historik ky në fakt që tregon shumë për cilësinë e politikave tuaja, është e njëjta qeveri që ka votuar në këtë sallë ligjin për bashkëqeverisjen. “Pra, keni bërë ligj parullën propagandistike që kujtoni me nostalgji, ç’thotë populli bën partia, por kur…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot gjatë vitit 2022 investimet publike janë planifikuar në masën 6.4 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe se mbështetja për arsimin dhe shëndetësinë shkon në 3.6 dhe 3.5 % të PBB-së. Ministrja në fjalën e saj në Kuvend teksa po diskutohet nen për nen projektbuxheti dhe Paketa Fiskale iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për shpenzime luksi. ”Ne do të vazhdojmë të mbajmë një shifër të lartë të investimeve publike, rreth 6.4 % të Produktit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër është e rëndësishme të theksohet sepse është më e lartë se…

Read More

Në projetkbuxhetin për vitin 2022 janë parashikuar 1.8 miliardë lekë për shpronësimet për interes publik. Shifra u bë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku . Qeveria parashikon hapjen e një sërë kantieresh të reja kryesisht në infrastrukturë, ndërsa do të vijohet financimi i projekteve në vijim. Tuneli i Llogorasë, ndërtimi i bajpasit të Tiranës, Gjirokastrës dhe financimi i disa loteve të Unazës së jashtme të Tiranës janë disa nga projektet infrastrukturore që do të financohen nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2022. Në vitin 2022 pritet të përfundojnë një sërë segmentesh rrugore, projekte këto me kontrata…

Read More

Të dhënat e fundit, të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) përsa i përket përdoruesve aktivë të kompanive të telefonisë celularë sugjerojnë rritje të konkurencës, sidomos mes dy operatorëve kryesorë Vodafone Albania dhe One Telecommunications. Në fund të shtatorit, sipas këtyre shifrave, Vodafone Albania, prej vitesh dominant në treg, zotëronte rreth 43% të përdoruesve, dukshëm më pak se shifra prej 47% që kishte në fund të vitit 2020, ndërkohë që në fund të vitit 2019 zotëronte 48% të tregut. Në anën tjetër, në fund të shtatorit, ONE zotëronte rreth 41% të tregut, me rreth 1.1 milionë përdorues aktivë. Përgjatë…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për “Plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2” Tiranë përmes APP. Sipas informacionit Fondi limit i këtij projekti është 990,593,898.09 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 29-12-2021, Ora 10:30. Në dokumentet e tenderit theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 18 muaj.

Read More

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën (24 nëntor) një sërë lejesh ku ndër të tjera disa të lidhura ngushtë me turizmin, transportin dhe energjetikën. Kështu më në detaj u miratua leja e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky aeroport do të ndërtohet në zonën e Akërnisë nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit. Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë…

Read More

Agjensia Shtetërorë e Kadastrës ka publikuar një njoftim në lidhje me Bllokun Kadastral 3426 Tufinë. Referuar njoftimit, procedura administrative e të cilave ish paralizuar pasi këto objekte pozicionohen në pasurinë “truall” në pronësi të “Poligoni i Stërvitjes Lazaret Linze”. “Sot, është gjetur rruga legjitime për shënimin në kartelën e pasurisë, seksioni ”C” të pronësisë “SHTET”, njofton Kadastra. Drejtoria Vendore e ASHK-SË Tirana Rurale 1 do të fillojë, që nga ky moment, intensifikimin e punës për mbylljen e procesit të legalizimit për të gjitha subjektet që kanë vetë deklaruar për objektet qe posedojnë në zonën e Tufinës, konform ligjit 20/2020.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për eurobondin e miratuar ditën e djeshme, të cilin qeveria e përcolli si sukses daljen për herë të pesë të vendit tonë në tregjet ndërkombëtare. Por norma e lartë e interesit për vendin tonë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, sipas saj vjen si rezultat se kredibilitetit të ulët. Tabaku thotë se vendet fqinje kanë një normë interesi me 2% më pak se vendi ynë. “Dëgjuam për suksesin e eurobondit që doli me një normë interesi 3.75%, ndërkohë që vendet fqinje e kanë më të ulët. Problemi që ka sot…

Read More

Zv/kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se buxheti i vitit 2022 ka kryefjalë paketën sociale për mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë. Gjatë diskutimit nen për ne të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022 në seancë plenare, Ahmetaj deklaroi se ekonomia shqiptare po rritet me shpejtësi, dhe sipas tij, arsyeja është kujdesi i qeverisë dhe ajo vibrancë ekonomike që kanë aktorët ekonomik që reflektohet në rritje të eksporteve, importeve dhe konsumit. Ahemtaj theksoi se, një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi i popullatës, i cili është rritur në rekord. “Buxheti ka disa…

Read More

Bankat tregtare do të japin kredi më të lira për klientët që marrin paga në bankë, pasi do të kategorizohet si klientë me rrezik më të ulët dhe kësti do t’u mbahet direkt nga paga. Në disa ndryshime në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, Banka e Shqipërisë përcakton shkallën e mbulimit me kapital që bankat duhet të aplikojnë për kreditë. Bankat mund të caktojnë një peshë rreziku në 35% të vlerës për kreditë e dhëna për pensionistët ose punonjësit me një kontratë pa afat (të përhershme), kundrejt transferimit të pakushtëzuar të një pjese të pensionit ose pagës së kredimarrësit në…

Read More