Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Basha: Ky, jo buxheti i qytetarëve, por klientëve të Qeverisë

12:55 - Nëntor 25, 2021 Uncategorized @sq
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i klientëve të qeverisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se paradoksalisht qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas, eksportuesish, investitorësh, tregtarësh, rekord historik ky në fakt që tregon shumë për cilësinë e politikave tuaja, është e njëjta qeveri që ka votuar në këtë sallë ligjin për bashkëqeverisjen.

“Pra, keni bërë ligj parullën propagandistike që kujtoni me nostalgji, ç’thotë populli bën partia, por kur vjen nevoja për të pyetur ata që qeverisini, me të cilët medemek bashkëqeverisni, ju ktheheni në bunkerë të interesave të një pakice mikroskopike njerëzish. Sepse ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve tuaj, me të cilët keni ndërtuar një model ekonomik putinist, të ngritur mbi klientelizmin dhe korrupsionin të kudondodhur, siç tregon çdo raport dhe çdo studim ndërkombëtar.

Një model putinist që bazohet mbi kontrollin asfiksues të ekonomisë, që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët.  Sepse  pavarësisht se keni rritur taksat dhe tarifat më shumë se çdo qeveri tjetër, që nga koha e Tanzimatit, pavarësisht se keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013, rezultati i vetëm që prodhoni është varfërimi, që kërcënon 50% të bashkëqytetarëve tanë, dhe shpopullimi, që është plaga më kërcënuese e shoqërisë tonë, e cila po mpaket dhe po plaket me shpejtësi marramendëse, ndërkohë që prioriteti i vetëm që ju keni janë PPP-të dhe koncesionet klienteliste, të shoqëruara nga poshtërsitë hileqare si ato që vuri në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me tendera rrugësh pa pasur fonde, me prokurime të paparashikuara në buxhet dhe të pamiratuara nga parlamenti”, tha ai.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti kuvend lulzim basha
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Buxheti në 4 muaj, të ardhurat vijuan rritjen, por shpenzimet nuk u realizuan

10:38 - Maj 25, 2026

Tenderi për e-gatet e porteve i realizuar nga OBP fitohet 37% poshtë fondit limit

09:16 - Maj 5, 2026

KLSH: Mbi 5.7 miliardë lekë të ardhura të munguara në buxhet nga keqmenaxhimi i Doganave

05:59 - Maj 4, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter