Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për “Plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2” Tiranë përmes APP.
Sipas informacionit Fondi limit i këtij projekti është 990,593,898.09 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 29-12-2021, Ora 10:30.
Në dokumentet e tenderit theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 18 muaj.