Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur tenderin përmes APP për Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).
Sipas dokumenteve të tenderit fondi limit i këtij projekti është 196,240,667.53 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 27-12-2021 Ora 12:00.
Sipas informacionit të publikuar në APP kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve.