Në 5 vitet e fundit, në Shqipëri është rritur numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese. Megjithatë, tendenca rritëse është frenuar gjatë vitit 2020, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Referuar të dhënave të publikuara nga Instat, rezulton se numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2020, është 2.926, duke u ulur me 8,3 % krahasuar me vitin 2019.
Pandemia ka ndikuar më pak (në përqindje) në numrin e ndërmarrjeve importuese.
Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve importuese është 11.238 ndërmarrje, duke u ulur me 1,1 % krahasuar me vitin 2019.