Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Bizneset që po marrin më shumë kredi gjatë 2021

    Dhjetor 1, 2021 Biznes
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me aktivitetin kreditues gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë edhe ecurinë sipas sektorëve të ekonomisë. Kështu, të dhënat e huave të reja për koorporatat jofinanciare private tregojnë se, sektori me rritjen më të madhe të kreditimit gjatë muajit tetor, krahasuar me muajin shtator të këtij viti është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me një rritje prej 357%.

    Kjo shifër ka kaluar nga 211 milionë lekë që ishte në shtator të këtij viti, në 966 milionë lekë në muajin tetor, duke prekur nivelin më të lartë që prej gushtit të vitit 2020, kur sektori pësoi edhe goditjen madhore si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.

    Edhe krahasuar me tetorin e një viti më parë, rritja është e konsiderueshme, prej 211%, nga rreth 300 milionë që ishte. Sektori i dytë me rritjen më të madhe të kreditimit gjatë tetorit është ai i aktiviteteve në fushën e pasurive të paluajtshme, nga 28.6 milionë lekë që ishte në shtator, në 56.65 milionë lekë, në rritje me rreth 97%, sinjalizojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

    Në vend të tretë ndërkohë gjejmë tregtinë, me shumicë ose me pakicë, që pas një rënie të ndjeshme gjatë shtatorit, duket se i është rikthyer financimit gjatë tetorit. Për këtë sektor, huatë e reja në tetor ishin rreth 6.3 mld lekë, nga 3.5 miliardë që ishin në shtator, dhe nga 6 miliardë që ishin në tetorin e vitit të kaluar, në rritje me 64% në terma mujorë, dhe prej rreth 6% në terma vjetorë.

    Një tjetër sektor që vihet re në rritje ndër ata me peshë të madhe në portofolin e kredisë së sektorit bankar është edhe industria përpunuese, ku huaja e re gjatë tetorit fiksohet në 1.8 milairdë lekë, nga 1.3 miliardë lekë që ishte në shtator, dhe nga 1.6 miliardë lekë që ishte në tetorin e vitit të kaluar, në rritje me rreth 33% në terma mujorë.

    Sa i përket sektorëve me rënien më të madhe të kreditimit gjatë tetorit, në vend të parë gjejmë arsimin, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni. Edhe sektorë si bujqësia regjistrojnë një rënie të ndjeshme si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    bizneset kredi
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter