Eksportet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të 2021 edhe në krahasim me para krizën pandemike.
Autoriteti Portual i Durrësit informoi se rritje të fortë kanë pasur eksportet e materialeve të ndërtimit e metaleve si dhe mallrave të transportuara me kontejnerë.
Në total gjatë periudhës janar-tetor u eksportuan mbi 1.1 milionë tonë mallra, ose 307,488 tonë mallra më shumë se gjatë të njëjtës periudhe të 2020-ës.
Sasia e lartë e mallrave të eksportuar është në linjë edhe me shumën financiare në rritje të eksporteve për 10-mujorin, të raportuar nga INSTAT.
