Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Rama: Në 2022 të gjitha shërbimet do të jenë online

    Dhjetor 2, 2021 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ambicia e kësaj qeverie është që në vitin 2022 të mbyllen të gjitha sportelet në Shqipëri.

    Gjatë takimit sensibilizues me qytetarët në Elbasan, mbi ligjin për Bashkëqeverisjen, Rama tha se “plani ynë është mbyllja e të gjitha sporteleve”.

    “Nuk do të kemi më sportele. Ambicia ime është që në vitin 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, sepse nëse ne i lëmë edhe sportelet, edhe sistemin e shërbimeve online nga ana tjetër, inercia vazhdon”, tha Rama.

    Kryeministri solli si shembull edhe praktikën e ndjekur në Kryeministri, ku siç tha ai, “pas një vendimi të prerë që nuk pranohen më letra, gjithçka shkoi në rregull”.

    “Qeveria jonë, në tryezën e vet me x ministra, nuk arrinte dot të mbyllte historinë e letrave, ndërkohë që kishim gjithë sistemin aty. U desh një vendim i prerë, që nuk pranohen më letra në Kryeministri dhe gjithçka shkoi në rregull”, tha Rama.

    Por Kryeministri theksoi se “ka ende disa punë për t’u bërë që ta garantojmë qytetarin që mund ta gjejë atë që kërkon online dhe më pas ne do të mbyllim sportelet”.

    “Ndërsa ata që janë mësuar të kërkojnë lekë do ta kenë të mbyllur sportelin dhe do të jenë në zyra duke marrë nga kompjuteri kërkesat e qytetarëve dhe duke plotësuar dosjet”, shtoi ai. 

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    online rama shërbime sportele
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 16, 2025

    Ku u rritën dhe ku ranë më shumë pagat reale në Evropë në vitin 2024?

    Maj 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter