Monedha europiane e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar zbritje të vlerës këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë mëngjesin e sotëm me 141.5 lekë dhe është shitur me 142.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë fundjave pasi blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet me 107.4 lekë krahasuar me ditën e enjte.
Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka pësuar zhvlerësim të kuotës në raport me lekun duke u blerë sot me 115.6 lekë dhe duke u shitur me 116.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.