Author: gazetar_1

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Rural (AZHBR) vijon të mbështesë fermerët në të gjithë vendin për të rritur kapacitet e tyre prodhuese. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli në vëmendje sot shembullin e Jetmirës, në Divjakë, që ka ngritur serrën e saj, ku me përkushtim mbjell lakër sallatë, bimë që kultivohet në çdo sezon. “Me mbështetjen tonë përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural së bashku me bashkëshortin, prej tre vitesh kanë ndërtuar serrën e marrin frytet e punës”, u shpreh Krifca. “Sot, objektivi i Jetmirës është të mësojë fëmijët të çojnë përpara këtë aktivitet bujqësor, pasi…

Read More

Varianti Omicron i COVID ka alarmuar botën, por për mjekun Ilir Alimehmeti nuk ka arsye për shqetësim. Me një postim në Facebook, mjeku thotë se deri më tani në vendet ku është identifikuar prania e këtij varianti, nuk ka asnjë formë të rëndë të sëmundjes shkaktuar nga Omicron. Për këtë mjeku thotë se arsyeja është fakti se Omicron ka një sekeuencë gjenetike që shkakton gripin e zakonshëm që trupi i njerëzve e njeh mirë dhe e ka më të lehtë ta luftojë. Mjeku madje ngre pyetjen nëse do të jetë pikërisht varianti Omicron, duke qenë më i transmetueshëm, por më…

Read More

Presidenti i FIA-s, njëkohësisht i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore, Jean Todt vlerësoi sot përpjekjet e qeverisë shqiptare në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, ndërsa shprehu mbështetjen për projektin e krijimit të një qendre kushtuar sporteve automobilistike. Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e Todt, të cilin e falënderoi për mbështetjen. “Mesazhi i ikonës së motosportit botëror Jean Todt, Presidenti i FIA, për automotoparkun e parë shqiptar, që do të investohet nga DPSHTRR në Krastë, Elbasan”, tha Rama. Ndërkohë, Presidenti i FIA-s në videomesazhin e tij shprehet se ka ndjekur…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale. Sipas njoftimit kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë. ARRSH u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe jo vetën të tregojnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe vizibilitetit jo të plotë si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta.

Read More

Valuta e Turqisë, lira, në muajt e fundit ka rënë në vlerat më të ulëta në histori në krahasim me dollarin amerikan dhe euron. Kjo pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan insiston në politikën shumë të kritikuar për uljen e normave të interesit, megjithëse çmimet për konsumatorët janë rritur. Si rezultat i kësaj, familjet po kanë vështirësi të blejnë ushqim dhe mallra të tjera dhe lira turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit, duke u bërë një nga valutat me performancën më të ulët. Në këtë tekst mund të mësoni detaje…

Read More

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara. Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron. “Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN. “Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci. Raportimet nga…

Read More

Çmimi i Bitcoin ka rënë ndjeshëm gjatë fundjavës, duke prekur nivelin e ulët prej 43,000 dollarëve. Kriptovaluta më e famshme në botë rikuperoi humbjet, duke u tregtuar në 48,767.8 dollarë, sipas Coindesk. Brenda 24 orëve, çmimi i bitcoin ra nga 57,000 në 47,000 dollarë, duke humbur 10,000 dollarë apo mbi 17%. Çmimi i Ethereum ra gjithahtu në një nivel të ulët prej 3,500 dollarë. Ether, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë matur nga vlera e tregut, humbi mbi 16%. Kriptovalutat nisën rënien që në ditën e Premte, ndërkohë që tregjet e kapitalit ranë gjithashtu, me investitorët që i’u…

Read More

Alpha Bank (ACBr.AT), një nga katër bankat më të mëdha të Greqisë, ka rënë dakord të shesë njësinë e saj shqiptare te OTP Bank e Hungarisë (OTPB.BU), tha banka të hënën, shkruan Reuters. OTP Bank do të paguajë 55 milionë euro (62.05 milionë dollarë) për të blerë 100% të aseteve. Sipas Reuters, bankat greke kanë punuar për të reduktuar stokun e kredive të këqija që arrinte në rreth 30 miliardë euro, që ishin trashëgimia e një krize financiare dhjetëvjeçare e cila tkurri prodhimin e Greqisë me një të katërtën. Marrëveshja do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i…

Read More

Pensionistët do të marrim 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Akti normativ i cili parashikon bonusin prej rreth 3.5 miliardë lekësh do të miratohet  në qeveri dhe pensionistët do të mund të blejnë gjerat e domosdoshme për festat e fundvitit.  Sipas shifrave më të fundit, numri i pensioneve është rreth 669 mijë persona, të cilët do pritet të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Edhe gjatë vitit që shkoi buxheti vuri në dispozicion për këtë kategori këtë shumë, pavarësisht tërmetit dhe pandemisë COVID19, ndërkohë që për vitet e ardhshme 2022-2024 bonusi i pensionistëve prej 3.5 miliardë lekësh do të…

Read More

Më pak se gjysma e subjekteve që kanë detyrim regjistrimin e pronarëve përfitues në regjistër, kanë zbatuar legjislacionin, pavarësisht se afati ka qenë deri më datë 30 Qershor 2021. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim ndryshimet në ligjin “Për pronarët përfitues”, për të bërë rregullimet e duhura me qëllim zbatimin e tij. Sipas relacionit, detyrimin për regjistrimin e pronarëve përfitues e kanë 59.165 subjekte raportuese ekzistuese dhe e kanë përmbushur vetëm 21.460. Po ashtu, nga nga 4861 Organizata Jofitimprurëse ekzistuese vetëm 1961 prej tyre kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër. Ndërkaq,…

Read More