Pensionistët do të marrim 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Akti normativ i cili parashikon bonusin prej rreth 3.5 miliardë lekësh do të miratohet në qeveri dhe pensionistët do të mund të blejnë gjerat e domosdoshme për festat e fundvitit. Sipas shifrave më të fundit, numri i pensioneve është rreth 669 mijë persona, të cilët do pritet të marrin 5 mijë lekë shpërblim.
Edhe gjatë vitit që shkoi buxheti vuri në dispozicion për këtë kategori këtë shumë, pavarësisht tërmetit dhe pandemisë COVID19, ndërkohë që për vitet e ardhshme 2022-2024 bonusi i pensionistëve prej 3.5 miliardë lekësh do të jetë i përcaktuar në buxhetin fillestar që harton qeveria, duke mos iu dashur që të ndryshojë buxhetin në fund vit dhe të alokojë fonde për këtë qëllim.
Ashtu sikurse çdo vit, ndarja e shpërblimeve do të behet sipas një skeme që do të përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në mënyrë që të mos krijohen radhë. Zakonisht për pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave tregtare, në datën e pagesës së pensionit, do iu transferohet edhe masa e shpërblimit. Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve.