Author: gazetar_1
DPSHTRR ka publikuar raportin e kontrollit teknik për periudhën Qershor – Nëntor 2021. Gjatë kësaj kohe janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 180,816 mjete, nga të cilat: Automjete (4+1/8+1) 69,6% Kamion 19,2% Motomjete 5,7% Autobus 3,1% Rimorkio 2,3% Mjete ndërtim/punë toke 0,4% DPSHTRR njofton se 50,454 (27.9% e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj. DPSHTRR ju bën thirrje qytetarëve të riparojnë në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi! Kodi rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim…
Njerëzit që udhëtojnë në MB tani duhet të bëjnë një test Covid përpara udhëtimit të tyre, pasi rregullat e reja për të ngadalësuar përhapjen e Omicron hyjnë në fuqi. Të ardhurit në Mbretërinë e Bashkuar tashmë duhet të bëjnë një test PCR pas mbërritjes së tyre dhe ata që kanë pasur kontakt me një rast të dyshuar Omicron duhet të izolohen për 10 ditë. Por Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka konfirmuar se varianti i ri tashmë po përhapet në komunitet në zona të shumta të Anglisë. Aktualisht janë 336 raste të konfirmuara të llojit Covid me shumë mutacione në…
Biznesi dhe konsumatorët kanë rritur besimin në ekonominë e vendit dhe pritshmërinë për rritje në një pjesë të mirë të sektorëve. “Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 0.9 pikë në muajin nëntor, pasi kishte regjistruar rënie në tre muajt e mëparshëm. Niveli aktual i tij qëndron 8 pikë mbi mesataren afatgjatë”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Vrojtimi i besimit të biznesit dhe konsumatorëve në ekonomi, publikuar nga BSH-ja, thekson se, “rritja e TNE-së u përcaktua kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorin e ndërtimit”. “Besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë regjistroi rënie të lehtë, ndërsa…
Kostot në sektorin e ndërtimit u rritën në nivelin më të lartë të dekadës në tremujorin e tretë, kryesisht prej rritjes së çmimeve në lëndët e para. INSTAT raportoi se indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), në tremujorin e tretë 2021 arriti 102,1 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2021 është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,9 %,…
Një seancë padyshim pozitive dje në Wall Street, pas rënieve të mprehta të javës së kaluar për shkak të frikës nga Omicron. Varianti i ri i koronavirusit, tani, është më pak i frikshëm sipas Anthony Fauci, këshilltarit kryesor të Shtëpisë së Bardhë i cili tha se “ka shenja inkurajuese për simptomat e variantit Omicron dhe ashpërsinë e sëmundjes”. Investitorët presin vendimet e ardhshme të Rezervës Federale: javën e kaluar, Presidenti Jerome Powell theksoi se fokusi mbetet tek inflacioni, edhe pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit. Për këtë arsye, ka të ngjarë që banka qendrore e SHBA-së të vendosë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit. Ndërsa në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
Monedha europiane ka rikuperuar disi në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 120.6 lekë dhe duke u shitur me 121.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Edhe Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me ditën e hënë teksa blihet sot me 141 lekë dhe shitet me 142.1 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor. Dollari amerikan nuk ka shënuar lëvizje të kuotës këtë të martë pasi vijon edhe sot sikurse dje të blihet me 106.5 lekë dhe të shitet me 107.3 lekë. Franga zvicerane ka pësuar rënie të vlerës këtë mëngjes teksa është…
Pandemia COVID-19, po mban peng rritjen e prodhimit dhe rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në ëorkshop-in e 15 të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, u shpreh se pandemia po sjell një rritje të shpejtë të çmimeve për shkak të kufizimeve në prodhim. “Ashtu siç parashikuam në workshop-in e vitit të kaluar, pasiguria e lartë për prodhimin dhe shpërndarjen janë faktorë që mbajnë peng rimëkëmbjen. Pandemia duket se ka ngritur barriera për globalizimin dhe kjo pritet të ketë efekte të rëndësishme në ekonomi. Kombinimi i këtyre dy efekteve e ka dhënë ndikimin e vet…
Eksportet bujqësore po vijojnë trendin në rritje. Perimet e freskëta, ku kryesojnë domatet, kastravecat dhe specat përbëjnë një nga grupet më të rëndësishëm në eksportet bujqësore, “Made in Albania”. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti eksportet e perimeve të freskëta, shënuan vlerën e 7.4 miliardë lekëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, këto eksporte u rritën me 1.5%. Sot eksportet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 shtete të ndryshme të botës ku kryesojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Rajonit. Ekspertët e bujqësisë argumentojnë se, rritja e eksporteve i…
Italia ka ashpësuar masat në nisje të Javës për njerëzit e pavaksinuar ende ndaj Covid-19, duke limituar aksesin në disa ambiente dhe shërbime. Masat u lajmëruan muajin e kaluar, që përpara zbulimit të variantit Omicron, dhe vijnë ndërkohë që rastet në vend janë rritur përsëri, pavarësisht se më ngadaltë se tek homologët europianë. Nën rregullat e reja, vetëm njerëzit që janë vaksinuar apo janë shëruar së fundmi nga Covid-19, mund të aksesojnë baret dhe restorantet, vizitojnë muzeumet, shkojnë në kinema dhe klube apo ndjekin eventet sportive. Një pasaportë e thjeshtë e gjelbër, e disponueshme për të pavaksinuarit, por vetëm nëse…
