Author: gazetar_1

Mbikëqyrësi antitrust i Italisë tha të enjten se kishte gjobitur Amazon me 1.13 miliardë euro për abuzim të supozuar të dominimit të tregut, në një nga dënimet më të mëdha të vendosura ndaj një gjiganti të teknologjisë amerikane në Europë. Amazon tha se “nuk pajtohej plotësisht” me vendimin e rregullatorit italian dhe do të apelonte. Shqyrtimi rregullator global i gjigantëve të teknologjisë është rritur pas një sërë skandalesh mbi privatësinë dhe keqinformimin, si dhe ankesat nga disa biznese se abuzojnë me fuqinë e tyre në treg. Sikurse Amazon edhe Google, Facebook, Apple dhe Microsoft i Alphabet kanë pasur një kontroll të…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria po përmirëson kuadrin ligjor me qëllim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që produktet “Made in Albania” të zhvillohet dhe ndërkombëtarizohet. Në fjalën e saj në seancën e sotme plenare teksa po diskutohej mbi marrëveshjen bilaterale me Norvegjinë në fushën e bujqësisë, përmes së cilës i hapet rrugë aplikimit të rregullave tranzitore të origjinës, Ibrahimaj tha se thjeshtimi i procedurave është i nevojshëm të mbështetet me politika tregtare të jashtme në mënyrë që bizneset të rrisin eksportet e produkteve shqiptare. “Prodhuesit shqiptarë të produkteve bujqësore që…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi këtë të mërkurë se tashmë sistemi që mundëson daljen e bizneseve në tregun e lirë në vijim të liberalizmit është gati. Më herët kompania bëri me dije se janë 7358 biznese që do të detyrohen që nga janari 2022 të blejnë vetë energjinë në tregun e lirë përmes kontratave me furnizues privat. Nëse këto subjekte nuk arrijnë të lidhin një kontratë me një furnizues privat atëherë këtë energji do ta sigurojë Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) pjesë e shpërndarjes por me çmimin e tregut. “Në zbatim të ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar tatimpaguesve që të riaplikojnë për certifikatë elektronike, nëse e kanë marrë atë një vit më parë. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike. Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari…

Read More

Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia. Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë, shkruan Reuters. Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe. “Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë” shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter. Ditëve të fundit megjithatë ka rënë numri i migrantëve nga Lindja e…

Read More

Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit. Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP. Të dytë, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 9 dhjetor do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve. Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që në këtë samit të paraqesë zotimet kryesore të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve. Biden – që është…

Read More

Në fjalimin e tij Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar vendimin e ri për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë. “Sapo miratuam një vendim i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës së forcave të armatosura, bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator, ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve”, u shpreh Peleshi. “Në ditët e para të janarit ne do të vendosim në mënyrë simbolike gurin e parë të bazës taktike të Kuçovës, një bazë…

Read More

Gjatë ditës së sotme ministrat e kabinetit kanë mbajtur një komunikim publik kanë prezantuar vendimet e qeverisë. Gjatë fjalimit të tij Arben Ahmetaj ka folur për financimin e rindërtimit për vitin 2021. “Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe t ë 10 bashkive të tjera nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, u shpreh Ahmetaj. Llogaria e rindërtimit pra gjithë fondi për këtë vit kalon nga 28 miliard lekë në 35 miliard lekë. “Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit në mënyrë që të kemi…

Read More

Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 140.4 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë në raport e ditën e djeshme. Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është forcuar këtë mëngjes duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.3 lekë. Dollari amerikan ka pësuar një rënie të kuotës krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 106.4 lekë dhe duke u shitur me 107.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor. Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar zbritje të…

Read More