Gjatë ditës së sotme ministrat e kabinetit kanë mbajtur një komunikim publik kanë prezantuar vendimet e qeverisë. Gjatë fjalimit të tij Arben Ahmetaj ka folur për financimin e rindërtimit për vitin 2021.
“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe t ë 10 bashkive të tjera nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, u shpreh Ahmetaj.
Llogaria e rindërtimit pra gjithë fondi për këtë vit kalon nga 28 miliard lekë në 35 miliard lekë.
“Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit në mënyrë që të kemi mundësi që të kthejmë në shtëpitë e reja të rindërtuara, ndërtuara më bukur, më mirë, më furtë, më moderne apo në shkolla, kopshte, ndërtesa publike të gjithë qytetarët apo ato institucione që në 2019 në 26 nëntor u detyruan të largohesh qoftë nga shtëpitë për qytetarët dhe familjet, qoftë nga institucionet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Ahmetaj.
“Edhe një herë dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliard lekë, pra për vitin 2020-2021 shkon llogaria në referencë gat 350 milion dollarë nga 280 milion dollarë me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi”, shtoi Ahmetaj.
“Në këtë vit do të kem një numër të madh të konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre në Thumanë, në Durrës, në Tiranë, në Kavajë, në Rrogozhinë, në Lezhë, në Kurbin, në Manzë pra gjithandej do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas gati dy vitesh”, përfundoi ai.