Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot, 6 dhjetor, do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat u miratuan më 30 nëntor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që veçse është përhapur në disa shtete në botës.
Në një konferencë për media, Kurti tha se janë katër rreziqe me të cilat mund të përballet shumë shpejt Kosova.
“Ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet nga vijnë numri më i madh i mërgatës, shkalla e ulët e vaksinimit me të dyja dozat në Kosovë dhe shfaqja e variantit të ri të koronavirusit, i njohur si varianti Omicron e që është më lehtë i transmetueshëm sesa varianti Delta”, tha kryeministri Kurti.
Kurti u shpreh se masat kufizuese do shtrëngohen apo lehtësohen varësisht nga situata epidemiologjike.