Sektori bankar rriti fitimin me 1.8 miliardë lekë në muajin tetor të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vijimësia e përmirësimit të performancës financiare në sektorin bankar tregon për sektor të mirëkapitalizuar dhe likuid.
Sipas BSH-së, në 10-mujorin 2021, fitimi i sistemit bankar arriti në vlerën 17.8 miliardë lekë, me një rritje 41 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Gjithashtu, bën të ditur BSH-ja, sektori bankar për këtë periudhë të vitit ka arritur kthimin e aktiveve në 1.39 %, nga 1.09 % që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto të dhëna bazohen në standardet e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë dhe kanë vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit, në respektim të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).