Author: gazetar_1

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se konsumi i popullatës është rritur me 3.3 %, duke shënuar rritje për të tretin tremujor radhazi. Në të njëjtën periudhë të vitit 2020, konsumi pësoi rënie me 3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë COVID-19. Konsumi final i familjeve llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente.

Read More

Dec 27, 2021 Nga Arben Ramkaj Çdo krizë e madhe globale ka vënë seriozisht në pikëpyetje tezat ekonomike klasike mbi rritjen ekonomike dhe rishpërndarjen e pasurisë. Kështu, kriza financiare e vitit 2008, e cila nisi në SHBA si një kolaps në tregun e pasurive të paluajtshme dhe u përhap me shpejtësi në mbarë globin, nxori në pah shkallën tronditëse të thellimit të hendekut mes një pakicë të vogël super të pasurish dhe pjesës tjetër të popullsisë. Pagat marramendëse të bankierëve dhe drejtuesve të korporatave të mëdha, kryesisht në formën e bonuseve, shkaktuan protesta dhe trazira të mëdha sociale në SHBA dhe…

Read More

Nga Prof. Dr. Anastas Angjeli Një debat i viteve të fun dit, e për më tepër pas krizës së viteve 2008-2013 e më pas e në veçanti tashmë gjatë krizës ekonomike shkaktuar nga pandemia e Covid-19, që ka përfshirë mendimin ekonomik, atë social e më gjerë, është ai për “konceptin e zhvillimit ekonomik”. Në këtë debat janë përfshirë çështje të rëndësishme si: A është vetëm rritja ekonomike (GDP) i vetmi tregues që mat nivelin e zhvillimit të një vendi? Sa transmetohet rritja ekonomike në zënien me punë? Si ndikon rritja ekonomike në shëndetin e anëtarëve të shoqërisë, arsimimin e tyre,…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Rikthimi në normalitet i ekonomisë, mbas heqjes së kufizimeve nga pandemia e Covid-19, ecuria e vaksinimit masiv dhe aktiviteti i shtuar i sektorit publik kanë sjellë rritjen e dukshme të huadhënies së bankave, një nga motorrët e pazëvendësueshëm të ekonomisë. Nga ana tjetër, rol ndihmues kanë sjellë edhe përmirësimi i ofertës së kredisë, me shumë produkte të reja(lloje të reja huash), tërheqëse dhe kurajoze, niveli i ulët i kredive me probleme, si rezultat i përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, mjedisi politik i brendshëm disi i qetësuar, ka kontribuar që bankat, biznesi dhe qytetarët të jenë…

Read More

Sipas vlerësimeve të Anketës së Forcës së Punës (AFP) kryer nga Instituti i Statistikave, rezulton se për vitin 2020, numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.243.345 persona. Krahasuar me vitin pararardhës, punësimi u ul me 1,8 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,1 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Shkalla e punësimit për femrat është 53,6 % dhe për meshkujt 67,8 %. Hendeku gjinor…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë 2 kredi të reja, në shumën totale prej 51.5 mln euro, që parashikohet të shkojnë për për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë. Këshilli i Ministrave ka miratuar garancinë shtetërore në favor të 2 bankave për kontratën e  kredisë të nënshkruar mes tyre dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal, që është kompania që menaxhon proceduar e blerjes së energjisë, si dhe me OSHEE Group. Kredia e parë është nga Intesa Sanpaolo Bank, në shumën e 20 mln eurove, ndërkohë që 31.5 milion euro të tjera janë marrë…

Read More

Përfundon më 31 dhjetor 2021 procesi i rivlerësimit të shtëpive me taksën 3% nga 15% që është tatimi në kohë normale. Ligji, që lejon rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për periudhën janar-maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësimin e shtëpive ishte rreth 20,000. Sipas ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3%, parashikohej që ky proces të përfundonte më 30 shtator 2020. Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19 ku puna në sportelet e kadastrës shtetërore u pezullua afati i…

Read More

Kreditimi në euro është në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, sektori bankar ka dhënë 715 milionë euro kredi të reja, në 10-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, 47% e kredisë së dhënë këtë vit, ka një maturitet afatgjatë, me më shumë se 5 vjet, çka tregon se rritja e kredisë në euro po nxitet nga kreditimi për financimin e investimeve si nga individët, ashtu edhe bizneset. Gjithashtu një arsye tjetër e rritjes së kredisë në…

Read More

Zhvillimet në prodhim, tregti dhe punësim në tremujorin e tretë të vitit sugjerojnë se rritja ekonomike në këtë periudhë do të vijë të me ritme me të larta se mesatarja e 10 vjeçarit të fundit. INSTAT raportoi sot se, treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: industri (Industri Nxjerrëse dhe industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, paraqiten ecuri pozitive. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,2%, krahasuar me…

Read More

Të dëmtuarit në aksidente, do të kenë një referencë më shumë, në kërkesat e tyre për dëmshpërblim te shoqëritë e sigurimit. Në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është publikuar llogaritësi i dëmeve ndaj personit, për të gjitha rastet e dëmeve ndaj personit me humbje të përhershme të aftësisë për pune ose në raste vdekjeje, i jep atyre mundësinë që të llogarisin me përafërsi vlerën e dëmshpërblimit. Sipas një njoftimi zyrtar të AMF-së, aplikacioni bazohet në Rregulloren nr. 125, datë 28.07.2021 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm…

Read More