Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026

Aksionet evropiane të AI-së shpërthejnë në bursa, rritje deri në 2,245% në 2026

10:58 - Qershor 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shëndeti i kredisë 2021

10:14 - Dhjetor 26, 2021 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Fatos Çoçoli

Rikthimi në normalitet i ekonomisë, mbas heqjes së kufizimeve nga pandemia e Covid-19, ecuria e vaksinimit masiv dhe aktiviteti i shtuar i sektorit publik kanë sjellë rritjen e dukshme të huadhënies së bankave, një nga motorrët e pazëvendësueshëm të ekonomisë. Nga ana tjetër, rol ndihmues kanë sjellë edhe përmirësimi i ofertës së kredisë, me shumë produkte të reja(lloje të reja huash), tërheqëse dhe kurajoze, niveli i ulët i kredive me probleme, si rezultat i përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë.

Po ashtu, mjedisi politik i brendshëm disi i qetësuar, ka kontribuar që bankat, biznesi dhe qytetarët të jenë në stres më të pakët dhe kredia të rritet ndjeshëm gjatë këtij viti. Shtimi i kredisë është mbështetur pothuajse njësoj, si  nga huaja në  lekë,  ashtu  edhe  në  valutë. Megjithatë,  rritja  vjetore  prej 11 përqind e kredisë në lekë është dukshëm më e lartë se ajo në valutë prej 4.5 përqind, çka shkon në përputhje me objektivin e bankës sonë qëndrore për të shtuar huatë në monedhën kombëtare, si mjet fuqizimi të ekonomisë sonë.

Kreditimi i ekonomisë regjistroi shifra në rritje edhe gjatë muajit tetor 2021. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re e dhënë nga bankat tregtare kishte vlerën e 22.6 miliardë lekëve, ose 185 milionë euro, në shtim me 9.5 përqind, ose 18 milionë euro, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Zhvillimet pozitive për tetorin erdhën veçanërisht nga segmenti më i rëndësishëm i kredisë për nga vëllimi, ai i bizneseve. Kredia për bizneset shënoi një rritje të lartë me 34 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tregon se bizneset i jane kthyer aktivitetit prodhues dhe të shërbimeve me intensitet, duke investuar pa frenuar mundësitë e tyre. Veçanërisht në tremujorin e fundit të këtij viti, huadhënia e bizneseve ka dhënë shenja të dukshme përmirësimi.

Ndërkohë, edhe kredia për qytetarët vijoi ecurinë pozitive. Gjatë tetorit, kredia e re për individët u rrit me 11 përqind ndaj të njëjtit muaj të vitit 2020. Kreditimi i ekonomisë për 10-mujorin e parë të vitit po vijon të qëndrojë në nivelet më të larta, krahasuar me vitin 2020. Në dhjetë muaj, bankat kanë dhënë rreth 197 miliardë lekë kredi, ose mbi 1.6 miliardë euro. Janë 84 milionë euro më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Vlera e kredisë së re është shumë afër nivelit të vitit 2019, çka dëshmon një rimëkëmbje në vijimësi nga efektet e pandemisë. Në shtimin progresiv vjetor të kredisë, kontributin më të madh e kanë dhënë qytetarët jo sipërmarrës(individët), ç’ka tregon se konsumi po i afrohet niveleve të vitit përpara pandemisë.

Në vlerë, këtë vit qytetarët kanë marrë 17 miliardë lekë ose 140 milionë euro kredi më shumë. Rritja ka ardhur sidomos nga kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme, ku huadhënia këtë vit ka arritur nivelet më të larta historike, duke ia kaluar vitit përpara pandemisë, vitit 2019. Nga ana tjetër, përmirësimi i ndjeshëm i rritjes ekonomike krahasuar me vitin e kaluar, po shton gradualisht edhe kredidhënien me qëllim financimin e konsumit. Bankat po shfaqen të gatshme të rrezikojnë më tepër. Muajt e fundit nuk kanë munguar kreditë në vlera relativisht të larta(miliona euro) në segmentin e korporatave. Shëndeti, ecuria pozitive e kreditimit të ekonomisë duket më qartë në ecurinë e stokut, sasisë në total të kredisë. Në fund të muajit tetor 2021, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 652 miliardë lekë, ose 5.3 miliardë euro, me një shtim prej 15 miliardë lekësh ose 130 milionë euro, në krahasim me shtatorin 2021.

Kjo është rritja më e lartë mujore e totalit të kredisë së regjistruar këtë vit. Shtimi i dukshëm i llojeve te kredive, përveç kredidhënies së re, po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si pakësimi i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci i bankave tregtare(ka perhere e me pak kredi te keqija), ristrukturimet e kredive(zgjatje e afatit të shlyerjes së kredisë, etj.), të aplikuara pas pandemisë, te cilat sollën shtimin peshës së kredisë afatgjatë në portofolin total të huasë, një zhvillim tejet pozitiv për qëndrueshmërinë e huadhënies tek ne.

Ekofin Media
Ekofin Media
fatos çoçoli
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dy botët që po përplasen sot në Shqipëri

09:12 - Qershor 6, 2026

Çfarë do të gjejë Evropa ndër ne

12:45 - Qershor 4, 2026

Zvërneci: investimi më i madh i huaj në Ballkanin JugPerëndimor

18:20 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

gazetar_214:13 - Qershor 7, 20260

Konflikti që prej muajsh ka bllokuar funksionimin dhe administrimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka…

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026

“The Wom”: Gjiri i Zotit: plazhi si një copë parajse në Gjipe

10:23 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:13 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

13:01 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

10:49 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026

Aksionet evropiane të AI-së shpërthejnë në bursa, rritje deri në 2,245% në 2026

10:58 - Qershor 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter