Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dy botët që po përplasen sot në Shqipëri

09:12 - Qershor 6, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Artan Fuga

Kuptohet se Shqipëria që në vitet 90 bëri ndryshimin politik, nuk bëri dot atëherë as ndryshimin kulturor, as atë social, as atë institucional.

Nuk është çështje thjesht mjedisore, ndonëse çështje e mjedisit është bërë kanceroze dhe shkakton kancere të vërteta te ne!

Përtej saj shihen dy epoka që përtej konspiracionizmit përplasen me njëra-tjetrën. Këtë nuk e kuptojnë ende dhe nuk duan ta kuptojnë jo vetëm pushtetarë, deputetë periferikë pa asnjë formim adekuat për të përfaqësuar rininë qytetare të Shqipërisë së epokës dixhitale, por edhe gazetarë të ndryshëm larg dhe anash detyrës së tyre.

Të hapur përtej kufijve nacionalë dhe përtej dasive nacionaliste, orientimin nga konkurrenca e lirë dhe heqja e privilegjeve dhe barrierave në tregti dhe shërbime në plan rajonal dhe global, bashkëjetesën në ekonomitë e sotme me modele të avancuara të bizneseve të mëdha dhe investimeve të mëdha me bizneset e mesme që janë këto që punësojnë para së gjithash, kulturën e dialogut që e futën në këto dy dekada rrjetet sociale, pakënaqësinë masive përballë stagnacionit, korrupsionit që bën kërdinë, që përjetojnë shtresat qytetare, kapërcimin në ndërgjegjen qytetare të militantizmit partiak të partive të kohës staliniste në Evropë, ndërgjegjen patriotike të mpleksur me hapjen ndaj botës, dinjitetin për të drejta individuale, nga ana tjetër atë që shoqëria aktuale u ofron:

kulturën monopolistike të biznesmenit strategjik, pra të privilegjuar nga pushteti, tenderë që SPAK dhe Kontrolli i Shtetit po tregojnë se janë të manipuluar, hapësira ekonomike të rrethuara me tela me gjemba, propagandë e orkestruar duke fshehur informacionin, profesione të kufizuara brenda hoteleve, për të rinjtë që kërkojnë të ardhme, shkelje të së drejtave pronësore publike apo private, ujë me ose pa piper mbi protestuesit qytetarë të lirë, një klasë burokratiko-politike parazitare, flotë uji mbi shtresat e mesme qytetare që protestojnë, llomotitje zhurmuese dhe pa shije si menu restoranti fshati, propagandë gjoja nacionaliste, hapësirë politike e mbyllur për qytetarin që endet jashtë institucioneve.

Këto janë dy botët që po përplasen sot në hapësirat publike.

Kuptoheni sa më shpejt këtë!

Kuptohet se Shqipëria që në vitet 90 bëri ndryshimin politik, nuk bëri dot atëherë as ndryshimin kulturor, as atë social, as atë institucional.

Çështja nuk janë vetëm foletë e dallëndysheve, as vetëm pelikanët, as vetëm peshqit, fazanët, as dhelprat, ujqit, kërmijtë, zvarranikët, por:

A do ta bëjë dhe si do ta bëjë Shqipëria këtë pjesë të ndryshimit social që qysh ka 90 ka mbetur e mpirë, e paralizuar?

Brenda trupit social sot përplaset një pjesë e gjymtyrëve të mpira, atrofizuara, paralizuara dhe pjesa e gjallë që lufton për jetën!

Nëse kjo pamje humbet nga vështrimi ne si komb do të vazhdojmë të humbasim energji kot, të vetëvritemi!

Ekofin Media
Ekofin Media
Artan fuga botë Përplasen shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter