Author: gazetar_1
Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 11 muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 11.6 miliardë lekë. INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me 11-mujorin e parë të vitit 2020 shënuan rritje me rreth 3.6 miliardë lekë. Gjatë 11 muajve të parë të këtij viti edhe importet shënuan rritje me rreth 4 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 12 miliardë lekëve kundrejt 8.1 miliardë lekëve që ishin në 11-mujorin e…
Në prag të festave të fundvitit, në tregjet e fruta-perimeve, çmimet për prodhimet e vendit nuk kanë ndryshuar. Nga një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, rezulton se prodhimi i bollshëm ka frenuar rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor. Prodhimi vendas dominon tregun ndonëse nuk mungon dhe ai i importit që nuk konkurron për nivel çmimi atë të vendit. Në tregun e zonës së “Ali Demit” në Tiranë, çmimet nuk kanë ndryshuar për një pjesë të madhe të zarzavateve që janë prodhim vendi. Kështu mandarinat tregtohen me 80-90 lekë/kg, mollët variojnë nga 50 deri 60…
Shqipëria do t’i japë Kosovës energji për dy ditët e festës që ndan vitet. Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u shpreh se Shqipëria do t’i japë Kosovës 7680 MWh, të cilat do të jepen në formën e depozitimit. “Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme përsa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës, gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar”, tha Balluku. “Këtu në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë, së bashku me specialistët e…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2021. Referuar publikimit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,055,799 me një rritje prej 23.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.69% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë…
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i bëri thirrje spanjollëve që të vazhdojnë vaksinimin, ndërkohë që rastet me Covid-19 janë rritur në vend, por tha se nuk pret shumë shtrime në spitale apo njësi intensive, si me valët e mëparshme. Norma e infeksioneve me koronavirus nëSpanjë kaloi 1,000 raste për 100,000 banorë për të parën herë ditën e hënë, nxitur nga varianti Omicron, pavarësisht se spitalet ndodhen në më pak vështirësi se në valët e mëparshme të pandemisë. Norma, e mautr në 14 ditët e fundit, u rrit në 1,206 raste për 100,000 banorë, pas fundjavës së Krishtlindjeve. Ministria e Shëndetësisë shtoi…
Investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një aplikim nga shoqëria“Aga-Solar”. Shprehja e interesit parashikon ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 150 MW, në Darzezë të Fierit, ndërkohë që investitori nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse. Në rast se procedurat finalizohen me sukses, ky central do të jetë më i madhi në vend, që do të prodhojë energji nga dielli. Në mujain prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave i hapi rrugë ndërtimit të 2 impianteve të mëdhenj në zonën e Sheq-Marinasit në…
Skema për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të rishikohet për tu bërë më lehtë e përthithshme nga biznesi. Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit për të forcuar konkurrueshmërinë e tyre dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Deri më sot, ka pasur një interes të ulët në skemat e bashkëfinancimit të AIDA-s, për shkak të mungesës së informacionit nga bizneset, mënyrës së aplikimit, e cila ka qenë nëpërmjet postës dhe jo…
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se nga data 15 janar 2022 do të dalë në treg leja e re e qarkullimit të mjetit, e cila është më e sigurtë dhe kushton 40% më pak. “Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila eliminon certifikatën e mjetit. Tashmë do të kemi vetëm lejen e re të mjetit, e cila do të jetë më e mirë në cilësi se dhjetëra shtete të Bashkimit Europian. Leja do të jetë më e vogël dhe e pashkatërrueshme, nuk prishet…
Ndërsa shkalla e punëismit në radhët e të diplomuarve në arsimin e mesëm profesional është më e lartë se ata që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm, numri i të rinjve që ndjekin shkollat profesionale ka ardhur në rënie. Sipas shifrave zyrtare, regjistrimet në shkollat e mesme profesionale publike në vitin akademik 2020-2021 kanë rënë në 17,000 studentë nga 18,164 që ishin të regjistruar në vitin akdemik 2019-2020, ndërkohë që kërkesa në tregun e punës vijon të rritet. Në dokumentin e reformave ekonomike 2022-2024 të hartuar nga qeveria thuhet se tendencat demografike janë kryesisht shkaku i rënies, promovimi i Agjencisë…
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë në total 30 masa për periudhën shtator-nëntor gjatë procesit të monitorimit të përmbajtjeve audiovizive dhe nga ankesat e mbërritura në institucion, për mosrespektim të detyrimeve të ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. “AMA ka dhënë 14 (katërmbëdhjetë) masa për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit. Për 6 (gjashtë) televizione janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit në orare që kufizon Kodi i Transmetimit si dhe cënim të të drejtave të fëmijëve në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit “Për mediat audiovizive…
