Apple ishte pranë arritjes së një vlere në treg prej 3 trilionë dollarë në sesionin e kaluar tregtar, ç’ka do ta rendiste kompaninë si ekonominë e pestë më të madhe në botë pas Gjermanisë, në më pak se 1 vit pasi theu nivelin e 2 trilionë dollarëve. Aksionet e Apple u rritën me 1.6% , në 174 dollarë. Për të arritur kufirin e 3 trilionë dollarëve, aksionet duhej të tregtoheshin në 182.85 dollarë.
Apple është rritur me 30% këtë vit, sipër 80% rritje në vitin 2020. Për krahasim, indeksi S&P 500 është rritur me 25% për periudhën. Homologët në klubin triliona dollarësh, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Tesla, kanë shtuar nga 10-70%. Apple shënoi 1 trilionë dollarë kapitalizim në treg në vitin 2018 dhe i’u deshën 2 vite për ta dyfishuar atë vlerësim. Aksioni ka thyer projeksionet mesatare të Wall Street me 4 USD, me shumicën e analistëve që mbulojnë Apple, që e kanë vlerësuar për blerje.
Apple humbi për pak kohë titullin si kompania me vlerën më të madhe në botë tek Microsoft më herët gjatë vitit, pas komenteve të ekzekutivit Tim Cook mbi problemet e zinxhirit të furnizimit dhe vështirësitë për të blerë gjysmëpëçues dhe komponentë që përdoren për të prodhuar smartphona dhe laptopë. Microsoft i duhet rreth 500 miliardë dollarë për të arritur vlerën e 3 trilionë dollarëve në treg.