Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se sot qeveria ka ndërmarrë disa vendime të rëndësishme në kuadër të programit të Rindërtimit që po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.
Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së Qeverisë, Ahmetaj tha se, “sot i janë akorduar likuiditete bashkisë Tiranë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë Kamzë për shkollën ‘Demokracia””.
“Sot është akorduar fondi 3.2 miliardë lekë që bën të mundur procesin e rindërtimit për të kapur atë objektiv që kemi pasur për të mbyllur të gjithë Rindërtimin vjeshtën që vjen”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj deklaroi se, “këtë vit siç e kemi deklaruar, buxheti me ndryshimet e veta për rindërtimin ka shkuar në vlerën e 35 miliardë lekëve”.