Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Çfarë duhet të dimë për amnistinë?

    Maj 20, 2022 Blog
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    NGA IGLI TOLA

    iglitola

    Pavarësisht kësaj deklarate të famshme të Franklinit për sigurinë e taksave, amnistitë e shpeshta – të cilat kanë qenë një ftesë për shmangësit dhe të padisiplinuarit për t’u bashkuar me radhën e njerëzve që paguajnë taksat “e pashmangshme” – kanë treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë shekujve.

    Amnistia e parë e dokumentuar daton mbi dy mijë vjet më parë në Egjiptin e lashtë, dëshmia mund të gjendet në Gurin e Rosetës (200 p.e.s.) dhe parashikonte lirimin nga burgu të evaziuesve fiskal). Por, një shembull i fundit, shumë afër nesh, i vlerësuar edhe si i frytshëm është Scudo Fiscale në Itali (2001), i cili synonte të “zbardhte” kapitalet offshire të padeklaruara, dhe që mundësoi riatdhesimin e afro 60 miliardë euro. Për shkak të suksesit të kësaj nisme të qeverisë italiane, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, shpejt u shfaqën variante të replikuara të kësaj amnistie në shumë vende të tjera europiane, anëtare të BE-së. Kurse në Shtetet e Bashkuara, “boom”-i i programeve të amnistisë tatimore ishte në fund të viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000.

    Shihet qartë që programet e amnistive kanë një histori të gjatë, pasi që politikëbërësit shpesh i kanë parë si një mjet efikas për përfitime afatshkurtra dhe afatmesme. Në afatshkurtër prodhojnë të ardhura buxhetore shtesë, aq shumë të dëshirueshme sidomos në kohë recesioni ose krize financiare, kur të ardhurat janë nën presion dhe shpenzimet priren të rriten vrullshëm. Ndërsa në afatmesëm, një amnisti e suksesshme pritet të rrisë bazën tatimore, pasi evazorët disiplinohen dhe flukse të reja, tashmë të legalizuara shtohen në rrjetën ekonomike.

    Megjithatë, përvoja ndërkombëtare tregon se përfitimet e perceptuara të amnistisë, në rastin më të mirë janë të mbivlerësuara dhe shpesh nuk ka gjasa të tejkalojnë kostot e programit dhe efektet anësore të implikuara në ekonomi. Potencialisht kostoja më e madhe dhe më e rëndësishme e një amnistie tatimore mund të jetë një reduktim në pajtueshmërinë e ardhshme tatimore.

    Amnistitë janë përdorur në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës, nga vende të ndryshme, pavarësisht shkallës së tyre të zhvillimit. Ndër shtetet e zhvilluara mund të listojmë: Austria (1982, 1993), Belgjika (1984), Finlanda (1982, 1984), Franca (1982, 1986), Greqia, Irlanda (1988, 1993), Italia (1982, 1984, 2002), Zelanda e Re (1988), Portugalia (1981, 1982, 1986, 1988), Spanja (1977). Në kategorinë e vendeve në zhvillim përmendim: Argjentinë (1987, 1995), Bolivi, Kili, Kolumbi (1987), Ekuador, Indi (disa herë gjatë 1965-1991), Panama (1974), Peru, Meksikë, Filipine, Rusi (1993, 1996, 1997). Megjithëse iniciativat globale në këtë drejtim kanë qenë të shumta, studimet në lidhje me efektivitetin e amnistive të ndërmarra flasin për rezultate larg shumë pritshmërive. Amnisti “të suksesshme” — së paku bazuar në rritjen e të ardhurave bruto — përmenden ajo argjentinase e vitit 1995 (me rreth 3.9 miliardë dollarë të gjeneruara), një amnisti në Indi në 1997 (2.5 miliardë dollarë), amnistinë irlandeze të vitit 1988 (700 milionë dollarë) dhe atë italiane të 2001. Ndërsa kur diskutohet për Amnistitë e përsëritura, produktet dhe rezultati i tyre priren të jenë gjithnjë e më minimale. Kohët e fundit, Irlanda ofroi një seri amnistiesh tatimore (1988, 1993 dhe 1999); Italia miratoi 27 amnisti për një periudhë afërsisht 20-vjeçare; në Filipine patëm rreth 15 amnisti për 11 vite 1980 dhe të gjitha patë një “epitet” përbashkues: rezultate të varfra.

    Megjithatë, eksperienca ndërkombëtare ka mundësuar një “guidelines” që një qeveri mund të ndjekë nëse është e angazhuar për të ndërmarrë një amnisti, për të pasur respektim të parimeve bazë, në mënyrë që të kufizohen ekstrenalitetet. Si fillim, autoritetet duhet të identifikojnë burimet e mospërputhjes – problemi që ata kërkojnë të minimizojnë ; këto ka të ngjarë të vijnë nga dy shkaqe: një administrim joefektiv i të ardhurave, p.sh, mungesa e kapacitetit të zbulimit të evazionit, mungesa e kompetencave zbatuese , ose një sistem i papërshtatshëm i politikave tatimore (shtrembërues, kompleks etj.). Më pas, pasi burimi i mospërputhjes është identifikuar dhe përgatitjet për amnistinë kanë nisur, qeverisja duhet të implementojë një program reformash që synon të zgjidhen problemet dhe kthehet besueshmëria (p.sh., burime të mjaftueshme, për sa i përket financimit ose personelit të përkushtuar ndaj reformave). Së treti, vetë amnistia tatimore duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm: 1. Duhet të kufizohet në një periudhë të shkurtër kohore (vetëm disa muaj). 2. Amnistia duhet të ketë një datë përfundimtare shumë strikte (e cila deklarohet që në krye të herës, për të shmangur ambiguitetet). 3. Pjesëmarrja duhet të jetë e kufizuar për tatimpaguesit e paregjistruar, padeklaruarit dhe evazorët.

    * * *

    Pavarësisht rreshtimit në kahun e përkrahësve apo anatemuesve të amnistive, të gjithë bien në konsensus se për vendet në zhvillim e tranzicion, pavarësisht nga reformat e ndërmarra deri më sot, kuadri ligjor për administratën tatimore mbetet i mangët; nuk u siguron administratës kompetencat e nevojshme për të zbatuar mbledhjen e taksave dhe i mungojnë dispozitat kryesore për të inkurajuar tatimpaguesit për të përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre. Kësisoj, amnistitë janë vetëm instrumente provizorë për të vjelë ca taksa më shumë, pa efekt në kulturën dhe strukturën ekonomike të vendit. Shembuj të kësaj mangësie sa vijon mund të citohen:

    Mungesa e një regjimi të drejtë të kamatëvonesave (interesave) dhe gjobave (normat e interesit dhe gjobat janë ose shumë të larta ose shumë të ulëta dhe nuk janë të strukturuara për të pasqyruar ashpërsinë e llojeve të ndryshme të shkeljeve);

    Aftësia e kufizuar e administratës tatimore për të marrë informacione në lidhje me tatimpaguesit (p.sh., akses në informacione të palëve të treta ose bankare);

    Mosekzistenca e një sistemi të mirëprojektuar dhe të drejtë të pagesave me këste (p.sh., që lehtëson pagesa për tatimpaguesit të cilët mund të provojnë që janë financiarisht të paaftë për të përmbushur detyrimet tatimore në tërësi, por janë të gatshëm të paguajnë për një periudhë më të zgjatur të dakordësuar);

    Mungesa e kompetencave të administratës tatimore për të ndikuar te arkëtimet (p.sh., sekuestrimi i llogarive bankare, aseteve) dhe mbështetja e vakët nga sistemi gjyqësor për të ushtruar këtë funksion;

    Funksionimi i mangët ose i pjesshëm i sistemit të ankimimit për shtyrjen apo anulimin e pagesave të prapambetura. Ankesat e tatimpaguesve lidhur me vendimet dhe aktet e konstatimit të administratës tatimore shpesh janë pa kosto për tatimpaguesin dhe kanë efekt pezullimin ose anulimin e menjëhershëm të veprimit të administratës tatimore apo përmbarimit.

    Këto dobësi në kuadrin ligjor mund të prekin çdo hallkë të zinxhirit të taksave, procedurave administrative: regjistrimi, mbledhja, kontrolli dhe ndëshkimi i tatimpaguesit. E për më tepër, japin efekt mbi mos-efektivitetin e amnistive që mund të ndërmerren paraprakisht.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    amnisti
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

    Maj 12, 2025

    Paga minimale, jo si gjest populist por si sinjal i zhvillimit ekonomik

    Prill 30, 2025

    Boll me politika fiskale për vota elektorale!

    Prill 24, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    gazetar_1Maj 16, 20250

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New…

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Maj 15, 2025

    Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Maj 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 16, 2025

    Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet sot në Tiranë

    Maj 15, 2025

    Avokati i Popullit ngre alarmin: Mjekë të huaj ushtrojnë profesionin pa licencë në Shqipëri

    Maj 15, 2025

    Portimet e numrave celularë në vitin 2024 shënuan rënie me 50%

    Të Fundit

    HelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

    Maj 16, 2025

    Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani

    Maj 16, 2025

    Coinbase, sulmet kibernetike mund të sjellin deri në 400 milionë dollarë humbje

    Maj 16, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter