Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KLSH ngre alarmin për përdorimin e pesticideve

15:17 - Maj 22, 2022 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Përdorimi i Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) ku bëjnë pjesë edhe pesticidet është një terren i pa monitoruar siç duhet nga institucionet publike duke lënë kështu shkak për abuzime dhe cenim të sigurisë ushqimore sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky i fundit vlerëson se stafet profesionale pësojnë ndryshim të shpeshtë në institucionet respektive ndërkohë që kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme. Mbi të gjitha nuk është bërë plotësimi i të gjithë numrave të nevojshëm të trupave kontrolluese dhe monitoruese.

Mospërdorimi i produkteve që mbrojnë bimët është i dëmshëm ashtu sikurse është përdorimi i tyre jashtë parametrave të nevojshëm, në periudha jo të përshtatshme apo në cilësinë e kërkuar.

Së pari Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se  në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural para dhe gjatë periudhës objekt auditimi janë kryer reforma strukturore të cilat nuk i kanë shërbyer plotësisht rritjes së efektivitetit të menaxhimit të PMB-ve dhe sigurisë ushqimore.

“Për të qenë më efektive dhe eficiente, ristrukturimet duhet të shoqërohen me rritjen e numrit të stafit profesionional, duke respektuar kriteret sipas formimit, profesioneve në fushën e bujqësisë, trajnimet dhe testimet e tyre, sidomos te strukturat për mbrojtjen e bimëve në gjithë zinxhirin e menaxhimit të PMB-ve, por edhe të kapaciteteve administrative. Ndryshimet në strukturat administrative të institucioneve të MBZHR-së nuk janë kryer bazuar në, nevojat, kompleksitetin, kritere të qarta vlerësuese, politikat për një menaxhim më të mirë të PMB-ve, si edhe praktikat më të mira. Pra kjo tregon një mosefektivitet të ndryshimeve të shpeshta strukturore në realizimin e qëllimit të menaxhimit të PMB-ve” thuhet në dokument.

Duke u ndalur në shifra specifike auditimi i KLSH nënvizon se megjithëse Qeveria Shqiptare, në planin e buxhetit të MBZHR-së dhe institucioneve të varësisë që janë pjesë e detyrimit ligjor për kontrollin, monitorimin e tregtimit dhe përdorimit të PMBve, për tre vitet 2018-2020 i ka mbështetur me fonde dhe numër punonjësish, nga institucionet e mësipërme nuk është bërë plotësimi i duhur i trupave kontrolluese e monitoruese respektivisht: viti 2018 me 21 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin, viti 2019 me 36 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin dhe viti 2020 me 27 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin.

“Kjo tregon paaftësi menaxhuese të burimeve njerëzore dhe mungesë planifikimi të pabazuar në nevojat objektive në përmbushjen e detyrimeve ligjore” thuhet në auditim.

Po kështu i njëjti vlerëson se siguria ushqimore edhe pse ka rëndësi të madhe kur vjen puna tek kontrolli i përdoruesve të mbrojtjes së bimëve trajtohet si diçka me rëndësi jo të lartë. “Mungesa e dhënies së rëndësisë që ka siguria ushqimore dhe kontrolli i zinxhirit të tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve, ka sjellë si pasojë, që ky proces të lihet në aspektin dytësor e tretësor të politikë bërjes së MBZHR dhe mos të kemi financime me program investimesh afat shkurtër dhe afatgjatë” vlerëson KLSH.

Ekofin Media
Ekofin Media
KLSH Ministria e Bujqësisë pesticide ushqimore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter