Kategoria: pesticide
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka trajtuar siç duhet një alarm të sistemit evropian për sigurinë ushqimore (RASFF) për luleshtrydhe të eksportuara nga Shqipëria me nivel të lartë pesticidi. Gjjthashtu, pasi është kthyer në Shqipëri, nuk dihet nëse produkti është asgjësuar. Këto janë disa nga gjetjet e KLSH në një raport të publikuar së fundmi.
Dhjetëra fermerë janë gjobitur dhe dërguar për ndjekje penale për përdorim mbi normë të pesticideve në produktet bujqësore. Report TV mëson se përtej abuzimit nga vetë bujqit, në Shqipëri 25 farmaci bujqësore kanë kryer shkelje duke shitur pesticide të futura kontrabande, si dhe kanë ushtruar aktivitet pa pasur licencë. 23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë
Dy inspektorë të AKU-t dhe një biznesmen arrestohen në Berat për domatet me pesticide. Mësohet se indiciet erdhën nga shteti kroat ku u konstatuan 8 ton domate dhe më pas u asgjësuan. Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era
Një ngarkesë me speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria në Slloveni është tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin. Sipas autoriteteve sllovene, bëhet fjalë për pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar. Produkti ishte importuar në Slloveni nga
Pas bllokimit të një ngarkese me pjeshkë nga Shqipëria në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara, ka reaguar zyrtarisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Ngjarja u bë publike më 21 gusht, kur autoritetet kroate, përmes sistemit evropian të sigurisë ushqimore RASFF, njoftuan për ndalimin e një ngarkese me
Pas nismës së planifikuar për realizimin e Censusit të Bujqësisë, qeveria shqiptare po hap një kapitull të ri për modernizimin e këtij sektori përmes integrimit të inteligjencës artificiale (IA). Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po zbaton një projekt pilot që e pozicionon Shqipërinë ndër tre vendet e para
Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj janë persona e hetuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një deklarate ka sqaruar sipas versionit të saj çështjen e disa ngarkesave me mandarina, të ndaluara dhe të kthyera mbrapsht në kufijtë e Bashkimit Evropian, për shkak se janë gjetur me sasi tej normave të pesticideve, shumë të dëmshme për organizmin. Ministria thotë se nga 924 kamionë të
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar. Mandarinat rezultojnë me mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut