Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mandarinat, një tjetër rast zbulohet në kufijtë e BE-së ende pa u mbyllur çështja e tre ngarkesave të para

10:02 - Dhjetor 23, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një deklarate ka sqaruar sipas versionit të saj çështjen e disa ngarkesave me mandarina, të ndaluara dhe të kthyera mbrapsht në kufijtë e Bashkimit Evropian, për shkak se janë gjetur me sasi tej normave të pesticideve, shumë të dëmshme për organizmin.

Ministria thotë se nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Ministria thotë se është bërë kallëzim penal për grumbulluesit dhe gjobë e bllokim aktivitetit për ata që rezultuan me shkelje.

Më tej, theksohet se nga autoritetit kryhen inspektime të vazhdueshme, analiza të rregullta laboratorike dhe ndjekje e gjurmueshmërisë, që kanë për qëllim të sigurojnë standardet e larta në prodhimin dhe tregtimin e mandarinave dhe produkteve të tjera. Së fundi bëhet edhe një thirrje për konsumatorët dhe fermerët për të raportuar çdo rast të paligjshmërisë për të mbrojtur integritetin e zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Thirjes i është përgjigjur menjëherë Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, i cili ka denoncuar një tjetër rast ngarkese me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, i sinjalizuar nga sistemet e BE-së.

Kjo është zbuluar nga sistemi i alarmit RASFF në BE për praninë e pesticideve të larta në mandarinat nga Shqipëria.

Sipas tij ministria e Bujqësisë po hesht, ndërsa ky është një sistem alarmi.

Ende pa u mbyllur mirë rasti i tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për një tjetër ngarkesë.

Resuli ngre pyetjen: Ku është Ministria e Bujqësisë?

“Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve?”, thekson ai.

Ekofin Media
Ekofin Media
ervin resuli Mandarinat Ministria e Bujqësisë pesticide
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

gazetar_211:05 - Korrik 25, 20260

Më pak prodhim bujqësor, kufizim të mundësive për vaditje, e më tej ngricat por edhe…

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter