Author: gazetar_1

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të enjten urdhrin ekzekutiv, nga i cili fillon procesin e shpërbërjes së Departamentit të Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmbushur një nga premtimet e tij gjatë fushatës elektorale, raporton CNN. Gjatë nënshkrimit të urdhrit, presidenti amerikan ishte i rrethuar me fëmijë të vegjël të ulur afër tavolinës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Këta fëmijë, të cilët përfaqësonin brezin e ardhshëm të nxënësve, morën pjesë në një moment të inskenuar ku ata gjithashtu nënshkruan letra në një dosje, duke imituar veprimin e presidentit. “Ne po i japim fuqinë prindërve dhe shkollave…

Read More

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se ka përfunduar me Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kryesuar Shefi i Misionit z. David Amaglobeli, me vlerësim të suksesshëm të rishikimit të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF). Me këtë rast, është lëshuar një komunikatë dhe mbajtur një konferencë e përbashkët ndërmjet BQK-së, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe FMN-së. Në konferencën e mbajtur me rastin e përmbylljes së këtij vlerësimi, Shefi i Misionit të FMN-së tha se, BQK-ja ka bërë përparim mbresëlënës në avancimin e reformave në sektorin financiar, duke shtuar se janë zbatuar…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Britanisë në Tiranë, z. Nicholas Abbott.   Në këtë takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe në veçanti sa i përket fushave të veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit, e drejta e informimit, mbrojtja e  të dhënave personale, si dhe të dhënat e hapura.   Komisioneri Dervishi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe marrëdhënien e shkëlqyer të ndërtuar ndër vite me Britaninë. Z. Dervishi e njohu ambasadorin me…

Read More

Rritja e përdorimit të teknologjisë dhe digjitalizimi kanë krijuar më shumë lehtësi, por ndërkohë edhe kanë rritur sfidat, si edhe rreziqet e mashtrimeve financiare. Shifrat tregojnë se vitet e fundit numri i bizneseve, por edhe qytetarëve që janë dëmtuar, duke rënë pre e mashtrimeve dhe hakersave, është rritur ndjeshëm. Për këtë rast, bëhet gjithnjë e më shumë e nevojshme, që paralelisht me investimet për rritjen e sigurisë së sistemeve, të investohet gjithashtu edhe në rritjen e edukimit dhe njohurive financiare. Në këtë kuadër, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), ka nisur vitin e kaluar një fushatë sensibilizuese, e cila është ndalur…

Read More

Në 11 mars 2025 janë hapur aplikimet për punonjësit e administratës për të përfituar kredi për blerje banesë, me interes zero. Sipas VKM-së, për këtë vit, do të jenë 530 punonjës të administratës që do të trajtohen me kredi me kushte shumë lehtësuese, me qëllim strehimin e tyre. Aplikimet do të zgjasin 30 ditë dhe do të realizohen online, në e-Albania. Përfitues të kredive të buta do të jenë, 90 prej tyre nga, Ministria e Brendshme; 90 kuota, Ministria e Arsimit dhe Sportit; 80 kuota, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë; 30 kuota, Ministria e Bujqësisë…

Read More

Shqipëria ka shënuar regres në Raportin Botëror të Lumturisë, duke zbritur më tej, nga vendi i 87-të, në vendin e 89-të, në raportin e fundit të publikuar sot në Ditën Botërore të Lumturisë. Në këtë mënyrë, shqiptarët bëhen edhe më të palumtur, sipas vlerësimeve të kryera në raportin e një institucioni prestigjioz në realizimin e sondazheve si Gallup. Bie në sy se Kosova renditet në vend të 29-të, ndjeshëm shumë më lart sesa Shqipëria, duke nënkuptuar se kosovarët janë shumë më të lumtur se shqiptarët. Finlanda vijon të jetë vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi,…

Read More

Në fjalën e mbajtur në forumin e biznesit “E ardhmja është tani: Si po riformëson inovacioni, shërbimet financiare shqiptare në 2025 dhe më tej”, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe AmCham, Guvernatori Sejko theksoi se ekosistemi i pagesave ka përjetuar transformime të rëndësishme në dy dekadat e fundit në nivel global. Ai tha se teknologjitë e reja kanë transformuar produktet dhe shërbimet e ofruara në tregun e pagesave me vlerë të vogël, ndërkohë që ekosistemi është zgjeruar me aktorë të rinj, të cilët janë kthyer në hallka të rëndësishme në zinxhirin e vlerës së pagesave. Sejko vuri në pah avancimin…

Read More

Prej të paktën tre vitesh, mediat, qytetarët, depututetët e zonës, kishin ngritur shqetësimin për kushtet skandaloze dhe çnjerëzore të spitalit të Lushnjes. Më në fund, sot është hapur procedura e tenderit për rikonstruksionin e spitalit “Ihsan Çabej” nga ana e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Fondi limit është 331 milionë lekë pa TVSH, ndërkohë që afati për realizimin e punimeve është caktuar 13 muaj nga data e lidhjes së kontratës me operatorin që do të shpallet fitues. Ofertuesit kanë afat deri në 4 prill për të paraqitur ofertat përkatëse në këtë tender. Ekofin.al u konsultua me dokumentit e tenderit dhe…

Read More

Inflacioni i matur sipas së Eurostat nuk ka lëvizur as për shkurtin, për të tretin muaj rradhazi, duke qëndruar në 2.4%, po aq sa në dhjetor 2024. Sipas metodologjisë së aplikuar nga INSTAT, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës, ndryshe nga IÇK, ku mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumin për muajin shkurt ishte 2.4%. Rritja më e madhe e…

Read More

Ministria e Financave realizoi sot një rihapje të ankandit të zhvilluar në fund të janarit të këtij viti, kur testoi për herë të parë obligacionet 20-vjeçare. Ndryshe nga ankandi i parë, këtë herë, shuma e shpallur ishte 1 miliard lekë. Kërkesa e investitorëve ishte sërish e lartë. Kështu nga 1 miliardë të shpallura në fillim të emetimit, oferta arriti në 2.66 miliardë lekë, duke sjellë për pasojë edhe një rritje të vlerës totale të emetuar në 1.15 miliardë. Pikërisht kjo ofertë e lartë, e shpjeguar në një “uri” të investitorëve për obligacione afatgjata, uli yieldin në 6.15% nga 6.78% që…

Read More