Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kreditë me interes 0% për administratën, kriteret, dokumentat dhe kush i përzgjedh fituesit

13:02 - Mars 20, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në 11 mars 2025 janë hapur aplikimet për punonjësit e administratës për të përfituar kredi për blerje banesë, me interes zero. Sipas VKM-së, për këtë vit, do të jenë 530 punonjës të administratës që do të trajtohen me kredi me kushte shumë lehtësuese, me qëllim strehimin e tyre. Aplikimet do të zgjasin 30 ditë dhe do të realizohen online, në e-Albania.

Përfitues të kredive të buta do të jenë, 90 prej tyre nga, Ministria e Brendshme; 90 kuota, Ministria e Arsimit dhe Sportit; 80 kuota, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë; 30 kuota, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; d) 30 kuota, Ministria e Mbrojtjes; 30 kuota, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; e) 30 kuota, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; ë) 30 kuota, Ministria e Drejtësisë; 30 kuota, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; 30 kuota, Ministria e Financave; 30 kuota, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; h) 30 kuota, Kryeministria”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletore Zyrtare.

Me qëllim, lehtësimin e procesit të aplikimit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka përgatitur një udhëzues.

Kush mund të aplikojë?

Programi i kredisë së lehtësuar për administratën publike për blerje banese është për ata të punësuar në një nga institucionet e administratës publike, sipas përkufizimeve të dhëna në pikat 55, 56 dhe 57, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar. Pra, që mbajnë statusin e nënpunësit civil, apo kanë kontratë pune pa afat të përcaktuar.

Kriteret kryesore:

  1. Të mos ketë banesë në emër të tij dhe anëtarëve të familjes së tij sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, apo banesë në proces regjistrimi e legalizimi ose të ketë banesë në pronësi me sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas vendimit nr. 301, datë 15.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për normat e strehimit, si dhe kushtet e standardet për banesat sociale me qira që blihen në treg dhe banesat me kosto të ulët”;
    2. Të mos ketë në emër të tij/saj dhe anëtareve të familjes së tij sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, pasuri të paluajtshme në pronësi, me vlerë mbi 1/2 e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilin do të përfitojë kredi të lehtësuar nga buxheti i shtetit, sipas këtij vendimi;
    3. Të mos ketë në emër të tij/saj dhe anëtarëve të familjes së tij sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”,të ndryshuar, pasuri të luajtshme në pronësi, me vlerë mbi 1/2 e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilin do të përfitojë kredi të lehtësuar nga buxheti i shtetit, sipas këtij vendimi;
    4. Të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, ai/ajo vetë ose anëtarët të familjes së tij, sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

Cilat janë dokumentet që kërkohen?

Kërkesa bëhet në portalin e-Albania dhe shoqërohet me dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  1. Certifikatën familjare të kërkuesit të administratës publike;
  2. Vërtetimin nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në emër të tij/saj dhe anëtarëve të familjes së tij, sipas certifikatës familjare (përfshirë dhe fëmijët), si dhe të bashkëjetuesit/es (me noter), që nuk ka pasuri të paluajtshme të regjistruar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. Vetëdeklarim qe nuk ka pasuri të paluajtshme në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. Kopjen e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës, nëse disponon;
  5. Vetëdeklarimin nga i punësuari në administratën publike për gjendjen e pasurisë së luajtshme dhe që nuk është përfitues nga programet e strehimit social, në emër të tij/saj dhe anëtarëve të familjes së tij sipas certifikatës familjare, si dhe të/ bashkëjetuesit/es;
  6. Vetëdeklarim që nuk ka detyrim/kredi të pashlyer ndaj sistemit bankar;
  7. Deklaratën personale të kërkuesit, i cili njeh dhe pranon kushtin për konvertimin e kredisë lehtësuese në kredi tregtare, në rast se largohet nga marrëdhënia me administratën publike.

Kush i përzgjedh punonjësit fitues?

  1. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga struktura përgjegjëse e ngritur me urdhër të titullarit përgjegjës të institucionit.
  2. Struktura përgjegjëse shqyrton kërkesën e paraqitur brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e përfundimit të paraqitjes së kërkesave.
  3. Kur kërkesa ka mangësi, struktura i cakton kërkuesit një afat 5-ditor (pesëditor) për plotësimin e saj. Në rast mosplotësimi të mangësive brenda këtij afati, kërkesa i kthehet kërkuesit nëpërmjet portalit “e-Albania”.
  4. Struktura përgjegjëse përgatit listën paraprake të përfituesve dhe njofton kërkuesit fitues ose jofitues, nëpërmjet portalit “e-Albania”.
  5. Kërkuesit kanë të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve pune nga njoftimi, sipas pikës 7, pranë ministrisë që ka në fushën e përgjegjësisë institucionin, ku është paraqitur kërkesa.
  6. Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e ankimit dhe shqyrtimin e ankimeve të paraqitura, titullari i institucionit të administratës publike përgatit listën e përfituesve dhe ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës që mbulon institucionin ose Kryeministrisë.
  7. Institucionet përgjegjëse, pas miratimit të listës nga ministri përgjegjës që mbulon institucionin ose Kryeministria, publikojnë listën e përfituesve në portalin “e-Albania” dhe në faqen zyrtare të tyre.
  8. Lista përfundimtare e përfituesve përcillet me shkrim pranë Entit Kombëtar të Banesave nga ministria përgjegjëse ose Kryeministria. Enti Kombëtar i Banesave përcjell pranë bankave të nivelit të dytë në vend listat e miratuara nga institucionet dhe një kopje të tyre pranë ministries përgjegjëse për strehimin.
  9. Punonjësi, përfitues i administratës publike, që nuk ka gjetur banesën brenda afatit 1-vjeçar (njëvjeçar) nga dita e publikimit të listës fituese apo kur nuk është kualifikuar nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën e kredisë, humb të drejtën e përfitimit të kredisë së lehtësuar. Struktura përgjegjëse i jep këtë të drejtë kërkuesit në listen paraprake, sipas numrit rendor, referuar sistemit të pikëzim.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata aplikimi kreditë procesi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

gazetar_206:03 - Korrik 10, 20260

Papunësia zyrtare në Shqipëri shënoi një ulje të lehtë gjatë vitit 2025, por të dhënat…

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

18:18 - Korrik 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 10, 2026

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:00 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

05:58 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter