Shqipëria ka shënuar regres në Raportin Botëror të Lumturisë, duke zbritur më tej, nga vendi i 87-të, në vendin e 89-të, në raportin e fundit të publikuar sot në Ditën Botërore të Lumturisë. Në këtë mënyrë, shqiptarët bëhen edhe më të palumtur, sipas vlerësimeve të kryera në raportin e një institucioni prestigjioz në realizimin e sondazheve si Gallup. Bie në sy se Kosova renditet në vend të 29-të, ndjeshëm shumë më lart sesa Shqipëria, duke nënkuptuar se kosovarët janë shumë më të lumtur se shqiptarët.
Finlanda vijon të jetë vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, duke lënë shumë mbrapa shtetet shumë të zhvilluara si SHBA-në dhe Britanisë e Madhe.
Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së, rendit vendet më të lumtura në botë duke u kërkuar njerëzve të vlerësojnë jetën e tyre.
Studimi, i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u kërkoi njerëzve të vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0-10 – zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme. Renditja e vendeve bazohet në një mesatare trevjeçare të atyre pikëve.
- Finlanda
- Danimarka
- Islanda
- Suedia
- Holanda
- Kosta Rika
- Norvegjia
- Izraeli
- Luksemburgu
- Meksikë