Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    FMN vlerëson reformat e BQK dhe rezistencën ekonomike të Kosovës

    Mars 20, 2025 Tregje
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se ka përfunduar me Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kryesuar Shefi i Misionit z. David Amaglobeli, me vlerësim të suksesshëm të rishikimit të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF). Me këtë rast, është lëshuar një komunikatë dhe mbajtur një konferencë e përbashkët ndërmjet BQK-së, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe FMN-së.

    Në konferencën e mbajtur me rastin e përmbylljes së këtij vlerësimi, Shefi i Misionit të FMN-së tha se, BQK-ja ka bërë përparim mbresëlënës në avancimin e reformave në sektorin financiar, duke shtuar se janë zbatuar reforma të rëndësishme institucionale të brendshme për të rritur efektivitetin, efikasitetin dhe transparencën. Gjithashtu, u konfirmua se sektori bankar mbetet likuid, mirë i kapitalizuar, fitimprurës dhe me nivele të ulëta të kredive jo-performuese.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Gjithashtu ai theksoi se BQK-ja është duke zhvilluar dhe funksionalizuar një kornizë të politikës makroprudenciale dhe po forcon kornizën për menaxhimin e krizave. Aktualisht, BQK me kërkesën e saj po i nënshtrohet një vlerësimi të Kodit të Transparencës së Bankës Qendrore (CBT) të udhëhequr nga FMN-ja dhe një Auditimi të Qeverisjes nga një bankë qendrore partnere, duke theksuar përkushtimin e BQK ndaj praktikave më të mira.

    Z. Amaglobeli potencoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe zhvillimit të sistemit rajonal të pagesave të shpejta (TIPS Clone). Sipas FMN-së, këto iniciativa po ndihmojnë në krijimin e infrastrukturës së pagesave të shpejta, të cilat janë më të sigurta dhe me kosto të përballueshme, duke sjellë përfitime për bizneset dhe qytetarët, njëkohësisht duke e forcuar integrimin rajonal.

    Misioni i FMN-së konstatoi se këto reforma kanë mbështetur zgjerimin e shpejtë dhe të shëndetshëm të sektorit financiar. Gjithpërfshirja financiare po ashtu është përmirësuar, me rritjen e numrit të llogarive bankare, atyre të parasë elektronike dhe transaksioneve përmes Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Kosovës (KIPS).

    Tutje, FMN ka vlerësuar se Platforma e sapo lansuar për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare pritet të ndihmojë në avancimin e edukimit financiar dhe rritjes së transparencës.

    Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili në konferencën për medie tha se, BQK-ja ka punuar me përkushtim për të forcuar strukturat e qeverisjes institucionale, për të rritur stabilitetin financiar dhe për të përshtatur kornizën rregullative me standardet ndërkombëtare, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian. Vlerësimi pozitiv i FMN-së thekson qasjen proaktive të BQK-së ndaj këtyre përpjekjeve dhe ne jemi krenarë për progresin e rëndësishëm që është arritur.

    Guvernatori Ismaili ka shtuar se me përmbylljen e rishikimit të programeve të mbështetura nga FMN-ja, të gjitha objektivat strukturore dhe treguesit indikativë të aplikueshëm për BQK-në janë zbatuar me sukses, duke treguar angazhimin tonë të fortë për politikat dhe përvetësimin e programit. Andaj, rezultatet e programit dëshmojnë për një program të suksesshëm, ndërsa mbetet i hapur për të shqyrtuar mundësitë për programe të reja me FMN.

    Në fund, Guvernatori Ismaili ka falënderuar ekipin e FMN-së për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë përmes asistencave teknike në funksion të avancimit të reformave të ndërmarra.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    ahmet ismaili bqk fmn guvernatori kosova
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025

    Deflacioni zviceran detyron Bankën Qendrore të mendojë norma negative interesi

    Qershor 11, 2025

    Sejko: Sektori financiar të përgatitet për fazën finale të integrimit në BE

    Qershor 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter