Author: gazetar_1
Inflacioni i matur sipas së Eurostat nuk ka lëvizur as për shkurtin, për të tretin muaj rradhazi, duke qëndruar në 2.4%, po aq sa në dhjetor 2024. Sipas metodologjisë së aplikuar nga INSTAT, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës, ndryshe nga IÇK, ku mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumin për muajin shkurt ishte 2.4%. Rritja më e madhe e…
Ministria e Financave realizoi sot një rihapje të ankandit të zhvilluar në fund të janarit të këtij viti, kur testoi për herë të parë obligacionet 20-vjeçare. Ndryshe nga ankandi i parë, këtë herë, shuma e shpallur ishte 1 miliard lekë. Kërkesa e investitorëve ishte sërish e lartë. Kështu nga 1 miliardë të shpallura në fillim të emetimit, oferta arriti në 2.66 miliardë lekë, duke sjellë për pasojë edhe një rritje të vlerës totale të emetuar në 1.15 miliardë. Pikërisht kjo ofertë e lartë, e shpjeguar në një “uri” të investitorëve për obligacione afatgjata, uli yieldin në 6.15% nga 6.78% që…
Sektori i mikrofinancës në Shqipëri vazhdoi rritjen dhe përfshirjen financiare gjatë vitit 2024, duke forcuar rolin e tij si një shtyllë kyçe e zhvillimit ekonomik. Me arritje të rëndësishme në digjitalizim, disbursimin e kredive dhe aksesin financiar, sektori ka dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave të vazhdueshme. Duke parë përpara drejt vitit 2025, palët e interesuara bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe rregullatore dhe mekanizma të zgjeruar të përfshirjes financiare. Arritjet Kryesore në 2024 Disbursim Rekord Kredish: Sektori ka disbursuar 12% më shumë kredi të re në krahasim me vitin e kaluar, duke mbështetur ndjeshëm bizneset e vogla dhe të mesme,…
Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit, luhatjet e tensionit, cilësia e dobët e punimeve elektrike kanë qenë shkaqet më të zakonshme të këtyre zjarreve. Apartamente të shkrumbuara, prona, dyqane, dëmtime të komshinjve kanë sjellë pasoja të jashtëzakonshme për mundësitë financiare të të dëmtuarve. Rasti i fundit në Vlorë, ku një apartament në rrugën “Pavarësia” u shkrumbua nga flakët, e ilustron qartë rrezikun që i kanoset çdo pasurie. Po sa janë shqiptarët të ndërgjegjësuar për rrisqet që mundet t’u vijnë banesave të tyre nga zjarri,…
Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime të përditshme – tani janë bërë luks. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Konsumatorët si Erina, 23 vjeçe, e ndiejnë menjëherë ndikimin. Familja e saj 4-anëtarëshe ka një buxhet të kombinuar prej rreth 800 eurosh në muaj. Erina thotë se përpiqet ta menaxhojë me kujdes buxhetin ushqimor, por se rritja e…
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), aktiviteti ekonomik i prodhuesve të të mirave në tremujorin e katërt të vitit 2024 ka shënuar ndryshime të rëndësishme në disa sektorë kyçë të ekonomisë shqiptare. Rënia e shitjeve dhe prodhimit është vënë re në industri dhe energji, ndërsa ndërtimi dhe furnizimi me ujë kanë shënuar rritje. Në sektorin e industrisë, aktiviteti ka pësuar ulje të theksuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Indeksi i shitjeve neto në volum ka rënë me 14,4%, ndërsa indeksi i prodhimit në volum ka shënuar një rënie prej 13,7%. Po ashtu,…
Krijohet shoqëria shqiptaro-arabe që do të merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ekofin.al mëson ekskluzivisht se javën e kaluar është krijuar dhe regjistruar në QKB, ALBTrace Co, shoqëria me kapital të përbashkët, ku 51% e aksioneve (shumica e aksioneve) zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP. Një nga faktet interesante është se vetë shoqëria arabe, zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në…
Sistemi i pagesave në euro (AIPS Euro) u ka kursyer qytetarëve rreth 100 milionë euro, ndërkohë që promovimi i pagesave elektronike redukton përdorimin e cash-it dhe rrit formalizimin e ekonomisë. Kështu u shpreh sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në aktivitetin hapës të “Java Globale e Parasë 2025”. Guvernatori bëri të ditur se, së fundi, ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor. “Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari. Përtej inovacionit që do të promovojë ky sistem, ai…
Rritja e eksporteve të energjisë nga Shqipëria drejt Kosovës për muajt e parë të vitit 2025, e ka ngjitur Kosovën në krye të listës sa i përket eksporteve. Kështu, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, në shkurt 2025, eksportet në drejtim të Kosovës u rritën me 63,7%, ndjeshëm shumë më tepër sesa partnerët e tjerë tregtarë të Shqipërisë. Kështu, eksportet me Greqinë u rritën me 10,2%, ndërsa me Gjermaninë 7,5%. Ndërsa me vendet e tjera, eksportet shënuan rënie të ndjeshme, duke nisur me Italinë, (-14,1%), apo Maqedoninë e Veriut (-22,6 %). Edhe sa i përket dy-mujorit, rritja e eksporteve në…
Eksportet e energjisë në Kosovë kanë mbajtur në këmbë eksportet shqiptare edhe për shkurtin. Në anën tjetër, vijon rënia e eksporteve të mateleve dhe materialeve të ndërtimit, si edhe të tekstileve dhe këpucëve. Referuar shifrave të INSTAT, në Shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me…
