Author: gazetar_1

Gjykatësit federalë në Kaliforni dhe Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës urdhëruan administratën e presidentit Donald Trump që të kthejë në punë mijëra punëtorë federalë në provë, të cilët i kishin humbur vendet e punës si pjesë e shkarkimeve masive të kryera në 19 agjenci. Këto vendime ishin goditja më domethënëse deri më tani ndaj përpjekjes së Trumpit dhe këshilltarit të tij të lartë, Elon Musk. Agjencitë federale ballafaqohen me një afat për të dorëzuar plane për një valë të dytë të shkarkimeve dhe për zvogëlimin e buxheteve të tyre, sipas Reuters. Gjykatësi i qarkut në Baltimore, James Bredar,…

Read More

Të dhënat e reja tregojnë se dëshira e qytetarëve gjermanë për të udhëtuar mbetet e pandryshuar, pavarësisht krizës. Por më shpesh merren parasysh çmimet, ndaj përfitojnë vendet si Tunizia, Bullgaria dhe Shqipëria. Pasioni i gjermanëve për udhëtimet nuk është ulur as në kohët më të vështira ekonomike. “Pavarësisht të gjitha sfidave ekonomike dhe gjeopolitike – gjermanët po udhëtojnë! Pushimet duket se janë gjëja e fundit për të cilën ata janë të gatshëm të kursejnë,” thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Agjencive të Udhëtimit (DRV), Norbert Fiebig. Të ardhurat totale nga sezoni veror, i cili zgjat nga maji deri në tetor…

Read More

Ryanair, linja ajrore Nr.1 në Evropë, feston verën e saj të dytë në Tiranë me mbi 320 fluturime javore drejt 23 destinacioneve fantastike. Kompania prezantoi edhe 2 linja të reja drejt Lamezia dhe Varshavë-Chopin. Programi i larmishëm i verës 2025 nga Ryanair garanton turizëm ndërkombëtar, fluturime me tarifa të ulëta për qytetarët shqiptarë drejt dhe nga Tirana. Programi i Verës 2025 i Ryanair për Tiranën do të ofrojë: • Mbi 320 fluturime javore në 23 destinacione • 2 linja të reja – Lamezia dhe Varshavë-Chopin • Mbi 3 milionë pasagjerë në vit • Mbështetjen e mbi 2,200 vendeve të punës…

Read More

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e rendit gjatë Ditës së Verës. Sot në 14 mars, masat kryesisht janë parashikuar për Tiranën dhe Elbasanin, ku do të bllokohen disa akse rrugore. Efektivët e policisë por edhe ata të Bashkive do të jenë në terren për të garantuar rendin. Plani i masave të policisë për Ditën e Verës: Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës. Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit,…

Read More

Sot festohet Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet. Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar një tarifë 200% për alkoolin nga vendet e BE-së, nëse BE nuk ndalon një “tarifë të keqe prej 50% për uiski”. Me anë të një postimi në Truth Social, Presidenti amerikan tha se masa do të ishte e mrekullueshme për prodhuesit amerikanë. Trump thotë se nëse një tarifë 50% për uiski amerikan nuk hiqet “menjëherë”, tarifa e SHBA do të synojë të gjitha verërat, shampanjat dhe produktet alkoolike që dalin nga Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara nga BE. Faza e fundit e kësaj lufte tregtare globale filloi kur SHBA vendosi një tarifë…

Read More

L’Oreal ka tërhequr të gjitha lotet amerikane “Effaclar Duo” të La Roche-Posay që shërben për trajtimin e akneve, për shkak të shqetësimeve mbi ndotjen me benzen, një kancerogjen i njohur. Effacela Duo Acne Spot Treatmentt, një produkt i shitur nën emrin La Roche Posay përmban peroksid benzoil. Në rrethana të caktuara, si kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta ashtu edhe ndaj rrezeve UV, ky përbërës mund të degradojë në benzen kancerogjen. Tërheqja e L’Oreal vjen një vit pasi Vailsure, një laborator i pavarur në Konektikat, dha alarmin se shumë produkte në raftet e dyqaneve që përmbajnë peroksid benzoil përmbajnë nivele…

Read More

Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë me mbështetjen e AIDA-s (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) në MIPIM Cannes 2025, panairi më i madh në botë i pasurive të paluajtshme. Aktorë të rëndësishëm shqiptarë kanë prezantuar projektet e ndryshme të investimeve në tregun imobiliar të luksit në qytete dhe në bregdet, sektor i cili po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Në stendën e saj, AIDA përfaqëson katër kompani shqiptare të sektorit: Concord Investment, TDT & Partners, Rozafa-A dhe E&A Investment, të cilat prezantojnë projekte të rëndësishme për zhvillimin urban dhe arkitekturor në Shqipëri. Pjesëmarrja e AIDA në…

Read More

Qeveria ka shtyrë deri më datë 31 maj 2025 afatin për subjektet private që duan të aplikojnë për të lidhur kontratën e qirasë për të ushtruar veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit. Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e qeverisë, subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e…

Read More

DHTI-Tiranë, në bashkëpunim me disa shoqata biznesi si: Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit/IPQ, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale, Shoqata e Grave Profesioniste Afariste, Dhoma Ekonomike e Gruas, Shoqata e Tregtisë Elektronike dhe Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme shprehim vullnetin e sinqertë për të paraqitur një propozim, që do të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e sipërmarrjes shqiptare në këtë periudhë sfiduese. Në një kohë kur sipërmarrja shqiptare është nën presionin e ashpër të konkurrencës globale dhe kur njihen pasojat e efektit zinxhir të…

Read More