Author: gazetar_1

Rritet edhe më shumë varësia e ekonomisë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, për vitin 2023, ka patur një rritje të mëtejshme të numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), ndërkohë që ndërmarrjet e mëdha shënuan rënie, duke zbritur nga 181 në vitin 2022, në 168 në vitin 2023. Sipas përkufizimit, ndërmarrjet e mëdha klasifikohen ato biznese që kanë mbi 250 të punësuar. Kështu, në vitin 2023, 99,9% e ndërmarrjeve aktive janë NVM nga 99,8 % që ishin në vitin 2022. Në anën tjetër, kontributi i këtyre ndërmarrjeve në rritjen e…

Read More

Kosova po përballet me një rritje të fortë të çmimeve të fruta-perimeve, ndërkohë që kët muaj merret gjithashtu vendimi për rritjen e çmimit të energjisë. Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, përkatësisht atyre të perimeve, është ajo çka po i shqetëson qytetarët e vendit. Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogram spec arrin rreth 5 euro, sallata e gjelbër sot ka kushtuar 4 euro e 20 cent, domatet 3 euro e 50 centë e patatet mbi 1 euro. Këto çmime, sipas qytetarëve të Kosovës, janë një të larta, prandaj sipas…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, i cili parashikohet të hapet ditën e nesërme. Nga video e publikuar nga kryeministri Rama, vihet re se tuneli është gati për qarkullimin e automjeteve. Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, pas vite të tëra punimesh dhe rritje të kostove, kjo edhe për shkak të gjeologjisë së tokës dhe vështirësive që kanë dalë gjatë punimeve, sidomos në segmente të caktuara të rrugës. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe…

Read More

Bitcoin shpesh konsiderohet si një alternativë ndaj dollarit amerikan, monedhës rezervë botërore, pasi vetëm një numër i kufizuar monedhash do të prodhohen ndonjëherë. Përkrahësit argumentojnë se furnizimi fiks i bitcoin-it e bën atë një rezervë vlerash të mbrojtura nga inflacioni jashtë sistemit financiar global. Bitcoin shpesh krahasohet me arin për një arsye të ngjashme. Ndërsa bankat qendrore në mbarë botën mbajnë rezerva të mëdha të dollarit dhe arit, deri më tani, vetëm një vend – El Salvador – ka krijuar një rezervë strategjike të kriptomonedhave, megjithëse disa qeveri i mbajnë ato, kryesisht të kapura nga aktivitetet kriminale ose për të…

Read More

Rreth 144 mijë qytetarë parashikohet të plotësojnë vullnetarisht dhe të dorëzojnë online këtë vit në sistemin e tatimeve e-filing deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, DIVA, referuar të ardhurave për vitin 2024. Por, referuar të dhënave nga tatimet, të përpunuara nga ekofin.al, më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë deklarimi nuk e dorëzuan vullnetarisht deklaratën e vitit 2023, madje pjesë më e madhe e tyre as nuk figurojnë të regjistruar në sistemin e tatimeve e-filing. Referuar shifrave zyrtare nga tatimet, 73.790 qytetarë kishin deklarimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën online brenda prillit të vitit 2024, nga të…

Read More

Yieldi 12 mujor i bonove të thesarit të qeverisë shënoi një tjetër rënie në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë më 11 mars 2025, duke zbritur këtë herë edhe poshtë normës bazë të interesit. Referuar të dhënave të publikuara nga BSH, Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.73%, poshtë nivelit prej 2.75% që qëndron prej disa muajsh tashmë norma bazë. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në ankandin e dhjetorit të vitit të kaluar, atë të 26 dhjetorit, kur Yieldet zbritën në të njëjtën shifër. Pas rritjes në ankandet e muajit janar, interesat e bonove të…

Read More

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, duke e çuar totalin në 50%. Vendimi vjen si përgjigje ndaj qëndrimit të provincës së Ontarios, që vendosi një tarifë 25% për energjinë elektrike që eksportohet në SHBA. Në një postim në ‘Truth Social’ Presidenti Trump shkruante se ka udhëzuar sekretarin e Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25%, që do të hyjë në fuqi të mërkurën në mëngjes. “Kanadaja duhet të heqë menjëherë tarifën e saj anti-amerikanë për fermerët prej 250 deri në 390%,…

Read More

Rritja e pagave në sektorin publik, por tashmë edhe përpjekjet e administratës tatimore për të formalizuar pagat në sektorin privat, sidomos në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar, përmes aksioneve dhe kontrolleve anti-informalitet, duket se kanë dhënë rezultat në rritjen e pagave në vend. Referuar shifrave të fundit të publikuara nga INSTAT për 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar, paga mesatare bruto në shkallë vendi arriti në 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Rritja më e ndjeshme, vërehet në sektorin privat këtë herë, ndryshe nga trendet e…

Read More

Në fund të vitit 2024, detyrimet tatimore të papaguara janë rritur më tej, duke arritur në 162.5 miliardë lekë, ose 1.62 miliardë euro, ose 4.7% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Në vlerë nominale, detyrimet u rritën me 7.37 miliardë lekë gjatë vitit 2024, nga 155.2 miliardë lekë që ishin në fund të 2023. Referuar të dhënave nga tatimet, të cilat i disponon ekofin.al, pjesa e principalit të detyrimeve zë 62% të shumës totale, ndërkohë që pjesa tjetër, prej 38% janë penalitete dhe kamatëvonesa. Kjo edhe për shkak se pjesa e mëdha e borxhit tatimor…

Read More

Shqiptarët po parapëlqejnë gjithnjë e më shumë mjete nga Koreja e Jugut, kjo kryesisht edhe për shkak të çmimeve shumë më të lira që ato kanë, krahasuar sidomos me dy tregjet kryesore të automjeteve, Gjermania dhe Italia. Të dhënat e DPSHTRr, për periudhën janar-shkurt, konstatojnë se për dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar për herë të parë 13,521 mjete, nga të cilat 28.6% janë të importuara nga Koreja e Jugut. Për herë të parë, importet nga shtetet aziatik janë konsiderueshëm më të larta, krahasuar me dy tregjet tradicionale, Gjermania me 16.7% dhe Italia me 15.3%. Gjithashtu, një…

Read More