Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

5 euro speci, 4.2 euro sallata, 3.5 euro domatet, “çmenden” çmimet e fruta-perimeve në Kosovë

11:05 - Mars 13, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kosova po përballet me një rritje të fortë të çmimeve të fruta-perimeve, ndërkohë që kët muaj merret gjithashtu vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, përkatësisht atyre të perimeve, është ajo çka po i shqetëson qytetarët e vendit. Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogram spec arrin rreth 5 euro, sallata e gjelbër sot ka kushtuar 4 euro e 20 cent, domatet 3 euro e 50 centë e patatet mbi 1 euro.

Këto çmime, sipas qytetarëve të Kosovës, janë një të larta, prandaj sipas tyre, kërkohet të ndërhyjnë institucionet shtetërore, sa më parë ndaj tregtarëve për rregullimin e çmimeve. Ndërsa, nga shoqata “Konsumatori”, kjo rritje është quajtur si një inflacion global.

Qytetari, Azem Hasani, ka thënë për KosovaPress se këto çmime u dyfishuan në kohën e muajit Ramazanit. Me dy qese në duar, Hasani u shpreh se duhet të marrë pak gjëra në treg, pasi që sipas tij, me 100 euro pension nuk po ia arrin të furnizohet mjaftueshëm me produkte ushqimore, shkruan KosovaPress.

Ndërsa, Rrahim Plakiqi, është shprehur se ata që nuk kanë përkrahje nga bashkatdhetarët, janë në gjendje të rëndë ekonomike, shkak i çmimeve të ngritura.

Sipas Plakiqit, as protestat nuk mund t’i ulin këto çmime. Ai kërkon nga shteti që t’i mbështes qytetarët në mënyrë që t’ua lehtësoj qytetarëve përballimin e çmimeve të larat në treg dhe nëpër dyqane.

E Vesel Veseli, ka kërkuar nga organet kompetente të vizitojnë marketet dhe tregjet për siç theksoi ai, “me i ndëshkuar tregtarët që vendosin çmime të paarsyeshme”.

Qytetari tjetër, Xhafer Lilaj, ka shtuar se ai ia del të furnizohet me produkte esenciale vetëm “me ndihmat” e fëmijëve të tij, përndryshe ai ngushëllon ata që përfitojnë vetëm prej pensioneve, “shumë vështirë e kanë”, sipas tij.

E kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e quan si një inflacion global, duke thënë se arsyeja kryesore e inflacionit është se Kosova nuk ka monedhën e saj. KosovaPress, ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me inspektimin e tregjeve për çmimet, por nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli. /kosovapress

Ekofin Media
Ekofin Media
çmimet fruta kosovë perime tregjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter