Author: gazetar_1
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike! Lajmin e ka dhënë ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit të publikuar aplikimi bëhet në portalin e-albania, teksa theksohet se cilat janë kriteret që duhen për aplikim dhe kush institucion përfiton. Ndërsa sa i i përket afatit të fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Postimi i plotë: Financim sipas çmimit të referencës Sipërfaqe sipas certifikatës familjare 12 institucione të përfshira Kriteret: Të jeni…
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një financim shtesë prej 80 milionë $ për të mbështetur agjendën ambicioze të Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme. Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sektorit publik dhe transformimin digjital, çka ka përmirësuar shërbimet publike dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ka ende vend për përmirësime të mëtejshme duke përfituar nga këto risi. Transformimi digjital mund të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve…
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore. Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar. Udhëtarët që përdorin pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit. Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë…
Pasi pezulloi pa afatet programet dhe projektet e USAID, tani administrata Trump ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e tyre. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, u shpreh se është marrë vendimi për mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rubio theksoi se pjesa e mbetur e programeve të USAID që do të vijojnë, do të jenë nën monitorim dhe do të administrohen nga Departamenti i Shtetit. Në postimin e tij, Rubio falënderon stafin e Departamentit të Efikasitetit të Elon Musk për punën e bërë dhe auditin e…
Inflacioni qëndroi 1.9% edhe në muajin shkurt, po aq sa janari, por vërehet se ka një rritje të çmimit të ushqimeve dhe më së shumti të mishit, perimeve, si edhe bulmeteve (djathë, qumësht e vezë). Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, inflacioni për muajin shkurt ishte 1.9%, ndërkohë që një vit më parë, ky tregues ishte 2.6%. Rritja vjetore e çmimeve në shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,27 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me…
Raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive në sektorin bankar e nisi vitin 2025 me një rënie të mëtejshme, duke zbritur në 4.12%, që është një tjetër nivel i ulët historik. I vlerësuar si një nga treguesit kryesorë të shëndetit financiar të sektorit bankar, ky tregues ka shënuar rënie të vazhdueshme edhe gjatë vitit 2024, ndërsa tendeca rënëse ka vijuar edhe përgjatë këtij viti. Kjo, edhe pse portofoli i kredisë ka vijuar zgjerimin me shpejtësi, sidomos gjatë vitit të kaluar. Paralelisht, kanë shënuar rënie të mëtejshme edhe treguesit e tjerë të lidhur me huatë me probleme, si huatë…
Sinjale për paqen, SHBA: Ukraina ka gati kërkesën për armëpushim, nisin bisedimet në Arabinë Saudite
Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është “gati të ecë përpara” në kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të mbërrijnë në Arabinë Saudite për bisedimet e së martës me homologët e tyre ukrainas. Ekipi ukrainas do të përfaqësohet nga shefi i zyrës së Zelensky, Andriy Yermak, këshilltari i sigurisë kombëtare i vendit si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes. Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar kërkesat e tij për një armëpushim…
Viti 2024 u shoqërua me një paqartësi në tregun e shit-blerjes së pronave, për shkak të nismës së mazhorancës për të ofruar një tjetër fushatë rivlerësimi. Kjo paqartësi solli dhe një rënie të kontratave të shitjes në masën 12.5%. Të dhënat zyrtare flasin se në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës u regjistruan 31 mijë shitje pronash, nga 35 mijë që ishte ky numër në 2023. E thënë ndryshe, janë mbi 4500 prona më pak të rishitura në tregun e real- astate. Për agjentët e këtij sektori, shifrat duhet të jenë një mësim për qeverinë që të mos krijojë paqartësi në treg…
Rruga panoramike e cila lidh plazhin e Velipojës në Shkodër me Shëngjinin është drejt përfundimit. Me një vlerë prej 3.8 miliardë lekë ky aks pritet që të jetë i gatshëm plotësisht për këtë sezon të verës pas pak muajsh. Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë ku kalon ky segment rrugor. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në mënyrë që të mund të zhvillojnë pronat e tyre në shërbim të turizmit. Aksi rrugor me një pamje shumë…
Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë kaloi hallkën më të rëndësishme që është aspekti politik, me miratimin në të dy parlamentet. Tashmë hapat që do të ndiqet janë proceduralë për ta bërë atë të zbatueshme para verës. Tani janë procedurat janë burokratike. Kalimi i dokumentit nga senati tek presidenti për dekretim. Pastaj do të ketë një shkëmbim të notave diplomatike mes ministrive të jashtme. Më kalimin e këtyre hapave koha e hyrjes në fuqi është një muaj. Kjo do të thotë që për punë muajsh ajo hyn në zbatim, tha Astrit Hado, drejtor i ISSH-së në një intervistë për…
