Author: gazetar_1

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit në të gjithë Eurozonën për herë të dytë këtë vit për të forcuar aktivitetin ekonomik. Kjo, ndërsa Evropa po përgatitet që Donald Trump të vendosë tarifa për eksportet e BE-së në SHBA. Përcaktuesi i normës me bazë në Frankfurt uli normën e saj standarde të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 2.5 për qind, në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve. Trump po përgatitet të vendosë tarifa 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga BE-ja, në përputhje me veprimet e ngjashme të ndërmarra kundër Kanadasë dhe Meksikës. “Procesi…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, njoftoi sot se Këshilli i ministrave ka miratuar skemën e subvencioneve për fermerët dhe blegtorët. “Kemi sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët, blegtorët përcaktimin e kritereve bazë dhe masën e financimit për gjithë sektorët që mbështeten nga fondi i programit dhe zhvillimit rural, e thënë ndryshe Skema Kombëtare e Subvencioneve. Ky është një vit i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe Skema Kombëtare e përbërë nga Skema e Subvencioneve, që e fillojmë sot, bashkërendon edhe mbështetjen me Skemën e Investimeve që e kemi filluar në fund të vitit të shkuar për të mbështetur…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nënfinancuar. Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky institucion është krijuar bazuar në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në BE. “Ka për synim të financojë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të financojë projekte infrastrukturore dhe gjithashtu të mbështesë eksportet…

Read More

Autoritetet njoftojnë se kanë marrë masa për groposjen e rreth 69 mijë shpendëve të fermës “Rea’s” të ngordhura, për të shmangur përhapjen në fermat e tjera të gripit të shpendëve. Megjithatë, asgjësimi i tyre nuk ka nisur ende, për shkak të procedurave dhe lejeve që duhen marrë në disa institucione. Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Vezët nuk janë asgjësuar ende, ndërkohë që ekziston reziku që ato të dalin në treg, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes për etiketat e vezëve “Rea’s”, me datë nga 3 marsi…

Read More

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy zyrtarëve të policisë Ervis Alisinanaj shef i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarës dhe Kristo Qiricit, të përfshirë në trafikun e drogës. Ata u lanë në burg nga GJKKO pasi bashkëpunonin me persona që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave…

Read More

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore. “Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale. Kemi vendosur për mbyllje te përkohshme. Brenda pak ditësh ndërpritet aksesi. Kufizim aksesi për një periudhë 12…

Read More

Akademiku Artan Fuga denoncoi në mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave mbifaturimet e projekteve që realizohen nga ky institucion. Në fjalën e tij ai tha se mund të hartonte edhe një raport për këto mbifaturime, ndërkohë që kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pasi tentoi disa herë t’ia ndërpriste fjalën, i kërkoi të ishte më konkret në akuzat që ngrinte. “Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim, Këto janë vërejtjet e mia”, u shpreh Fuga. Gjinushi i quajti shashka dhe broçkulla akuzat e Fugës, teksa ky…

Read More

Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Tani, pritet dekretimi nga presidenti italian, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes, në mënyrë që ajo të bëhet efektive. Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë…

Read More

SHBA ka ndërprerë ndarjen e informacionit sekret me Kievin, në një lëvizje që mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e ushtrisë ukrainase për të shënjestruar forcat ruse, sipas zyrtarëve të njohur me çështjen. Ky veprim vjen pas vendimit të administratës Trump të hënën për të pezulluar dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe pas një përkeqësimi dramatik të marrëdhënieve midis presidentit amerikan dhe Volodymyr Zelenskyy-t të Ukrainës. Bashkëpunimi i inteligjencës amerikane ka qenë thelbësor për aftësinë e Ukrainës për të identifikuar dhe goditur objektivat ushtarake ruse. Tre zyrtarë të njohur me këtë vendim konfirmuan se Uashingtoni ka ngrirë kanalet e inteligjencës…

Read More

Ditën e djeshme, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u shndërrua në një festë për kurorëzimin e Gentjan Shaqirit si kampioni i Formula 3 nga Federata Ndërkombëtare Automobilistike, në kategorinë “Hill Climb”. Kurorëzimi i kampionit shqiptar i dha fund dominimit dhjetëvjeçar në kampionat të i Laszlo Szasz, duke u vendosur përkrah legjendës së garave, Christian Merli, kampion i vitit 2020. Pas suksesit të tij qëndron modeli Renault Tatuus 2000, një makinë garash ultra e lehtë dhe e fuqishme, e ndërtuar për shpejtësi dhe precizion. Me një motor 2.0L Renault F4R, prodhon 200-220 kuaj fuqi, duke arritur 0-100 km/h në…

Read More