Author: gazetar_1
Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbardhur këtë të martë. Lista përmban 56 emra, mes të cilëve aktorë dhe pedagogë. Kreu i Këshillit drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët u shkarkuan nga Kuvendi me shumicë votash më 17 shkurt për procedurë të paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH. Kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së: 1. Agim Bajko 2. Alfons Zenelaj 3. Alket Braho 4. Anna Kove 5. Arben Muça 6. Arben Derhemi 7. Arben Lami 8. Arian Syknej 9. Arjan Çuliqi 10. Artan Reçi 11. Artan Maku 12. Artur Zonja 13.…
Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë, pasi Presidenti Donald Trump kërkon të rivendosë lidhjet me Moskën dhe të ndalojë luftën në Ukrainë, raporton Reuters. Zyrat e sanksioneve tani po hartojnë një propozim për heqjen e sanksioneve ndaj subjekteve dhe individëve të zgjedhur, duke përfshirë disa oligarkë rusë. Të ashtuquajturat dokumente opsionesh hartohen shpesh nga zyrtarë që punojnë për sanksionet, por kërkesa specifike e Shtëpisë së Bardhë për një të tillë ditët e fundit nënvizon gatishmërinë e Trump dhe këshilltarëve të tij për të lehtësuar sanksionet ruse si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme…
Grupi BALFIN, përmes kompanisë së tij BALFIN Americas, po zgjeron më tej praninë në tregun e pasurive të paluajtshme në SHBA, pasi ka blerë, në partneritet me Crown Acquisitions, një nga ndërtesat më premium të zyrave në New Jersey, të njohur si “340 Mount Kemble”. Grupi BALFIN e çon në katër numrin total të investimeve në SHBA, ndërsa “340 Mount Kemble” shënon investimin e tij të parë në sektorin komercial. “340 Mount Kemble” është një kompleks zyrash i klasit A, që akomodon disa prej institucioneve më të mëdha financiare ndërkombëtare. Me një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 160,000 m², ndërtesa…
Komisioni Evropian propozoi të martën një borxh të ri të përbashkët të BE-së prej 150 miliardë eurosh për t’ua huazuar qeverive të BE-së për mbrojtjen, si pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme financiare prej 800 miliardë eurosh për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës. Sipas Komisionit, 150 miliardë eurot e borxhit të ri të përbashkët do të përdoren për ndërtimin e kapaciteteve si mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronët dhe sistemet kundër dronëve ose për të adresuar nevoja të tjera nga fusha kibernetike deri te mobiliteti ushtarak. “Kjo do t’i ndihmojë shtetet anëtare të bashkojnë…
Tregu i fondeve të investimit shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, pas një dy viteve relativisht të vështira, sidomos gjatë 2022, kur asetet e tyre thuajse u përgjysmuan, ndikuar edhe nga luhatshmëria e tregjeve financiare ndërkombëtare, por edhe nga rritja e madhe e normave të interesit. Referuar të dhënave të publikuara nga AMF, për vitin 2024, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 61.36 miliardë lekë ose 625 milionë Euro, me një rritje prej 11 miliardë lekë 22%, krahasuar me fundvitin 2023. Kjo rritje e vlerës së aseteve u shoqërua me rritje të numrit të investitorëve, duke…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar virusi i shpendëve, tipi H5N1. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” sh.p.k., me vendodhje në fshati Maliq Muço, Njësia Administrative Rashbull, ka pasur ngordhje shpendësh. Situata mbarëbotërore lidhur me praninë dhe përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh…
Sot hynë në fuqi tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë, një veprim i jashtëzakonshëm që synon të vendosë në rresht partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës. Por që sipas ekspertëve, në të njëjtën kohë rrezikon të dobësojë ekonominë e Amerikës së Veriut, në një kohë stresi të konsiderueshëm. Trump dyfishoi gjithashtu tarifat për të gjitha importet kineze nga 10 në 20%. “Presidenti i dha Kanadasë dhe Meksikës mundësi të mjaftueshme për të frenuar aktivitetin e rrezikshëm të karteleve dhe fluksin e drogave vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë, por ata nuk kanë arritur ta trajtojnë siç…
Ndërprerja pa afat e fondeve amerikane, si edhe njoftimi i Zvicrës për reduktimin e programeve dhe fondeve për Shqipërinë, ka vënë në vështirësi dhe lëvizje “lumin” e organizatave të shoqërisë civile që operojnë në vendin tonë. Përmes një letre të hapur, drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të cilën e disponon EKOFIN.al, një grup prej 86 organizatash, duke e nisur me pretekstin e përfshirjes në procesin e hartimit të finalizimit të Udhërrëfyesit për Politikën e Qeverisë për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, kërkojnë praktikisht më shumë fonde nga Buxheti i Shtetit, me “kërcënimin” se në të kundërt “shërbimet…
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përmes një publikimi në rrjetet sociale, informon qytetarët që të tregojnë kujdes me parkimin e mjeteve dhe zënien e hapësirave publike, pasi në raste shkeljesh, mjetet e tyre mund të largohen edhe me karrotrec. Policia ka spostuar 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave dhe “21 Dhjetorit”. Për secilin rast shërbimet e Policisë kryen verifikimet dhe ndëshkuan drejtuesit e automjeteve, me nga 3000 lekë masë administrative. Njoftimi i policisë: Policia sposton me mjet ngritës, 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që…
Buxheti vijon të arkëtojë para, por realizimi i shpenzimeve mbetet një problem. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për janarin, të ardhurat totale për muajin Janar 2025 arritën në rreth 60.8 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë. Financat informojnë se të ardhurat totale, për muajin Janar 2025, arritën në rreth 60.8 miliardë lekë ose 97.2 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë ose 11.6 % më shumë. Të ardhurat e arkëtuara…
