Author: gazetar_1
Muaji i pari i këtij ka shënuar një rënie të ndjeshme të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar shifrave të INSTAT, në janar 2025 u shënuan 125 aksidentesh rrugore, ku 174 persona kanë pësuar dëmtime, përfshirë të vrarë dhe të plagosur. Ky numër i aksidenteve tregon një ulje prej 22,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një shqetësim i vazhdueshëm mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve, pasi në 89,6% të aksidenteve rrugore, shkaku kryesor është identifikuar si sjellja e papërshtatshme e shoferëve. Grupi më i prekur nga aksidentet janë të…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar së fundmi raportin mujor për periudhën janar 2025. Ajo ç’ka vihet re bindshëm është se SIGAL ka ruajtur pozicionin e saj si lider absolut në tregun shqiptar të sigurimeve, duke mbajtur një pjesë dominuese të tregut për sigurimet e Jetës dhe Jo-Jetës. Jo vetëm kaq, por Sigal rezulton kompania që ka paguar më shumë para për klientët e saj. SIGAL, e para në pagesën e dëmeve Përveç dominimit të tregut, SIGAL ka dalë gjithashtu e para për shumën e dëmeve të paguara gjatë muajit janar 2025. Kjo tregon qasjen e saj të përgjegjshme…
Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve. Në disa shtete bojkoti dha efekt, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pasur reagim qytetar. Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut rreth 14 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 18.15 euro, kurse në Serbi 19.05 euro. Për shkak të çmimeve të ushqimeve shumë nisma qytetare në Ballkanin Perëndimor bënë thirrje për bojkotimin e supermarketeve. Bojkot masiv në Kroaci Kroacia…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet të vizitojë Uashingtonin më 28 shkurt për të nënshkruar marrëveshjen, e ka përshkruar dokumentin si “marrëveshje kornizë”, e cila, sipas tij, do të ndihmojë në garantimin e mbështetjes amerikane për luftën me të cilën po përballet Ukraina. Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës është një ujdi e madhe, lexoni edhe një herë mes rreshtash. Marrëveshja – teknikisht një kornizë fillestare për marrëveshjen, dhe jo një kontratë ligjërisht obliguese – është lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump si “pakt shumë i madh” i cili…
Jetëgjatësia po rritet dhe shumë nga ne mund të jetojnë 20, 30 apo edhe 50 vite pas daljes në pension. Pyetja kryesore është: Me çfarë do të jetosh? Nëse nuk fillon të mendosh për kursimet që sot, a do të mund të përballosh jetesën vetëm me pensionin shtetëror? Investimi në një pension privat nuk është më luks, por nevojë. Sa më shpejt ta fillosh, aq më i sigurt do të jesh për të ardhmen. Sepse pleqëria duhet të jetë një periudhë qetësie dhe dinjiteti – jo një luftë për mbijetesë. A jemi të përgatitur financiarisht për 20, 30 apo edhe…
Tirana International Airport (TIA) dhe Air Albania inauguruan sot linjën e re direkte midis Tiranës dhe Gjenevës, duke zgjeruar më tej mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës. Një ceremoni e veçantë u organizua para nisjes se fluturimit nga TIA-s për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, me praninë e Drejtorit të Shitjeve dhe Marketing të Air Albania, z. Rezan Tufa dhe Drejtorit të Operacioneve të TIA, z. Piervittorio Farabbi. Pasagjerët u surprizuan me dhurata të personalizuara, duke shënuar nisjen e kësaj linje të re ajrore nga TIA. TIA – Një Portë e Rëndësishme Ajrore për Rajonin TIA vazhdon…
Shqipëria merr një tjetër certifikim të rëndësishëm ndërkombëtar, sa i përket një viti fantastik 2024 për turizmin. Referuar shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit (UN Tourism), vendi ynë rezulton i pari në Botë, si edhe në Evropë sa i përket rritjes së turizmit në vitin 2024, krahasuar me periudhën para-pandemike që merret si referencë në industri, vitin 2019. Sipas këtij raporti, Shqipëria shënoi në vitin 2024 rritje me 80% të turizmit, krahasuar me 2019, duke lënë pas edhe shumë destinacione të tjera të njohura botërore, si Arabia Saudite, me 69%, Kolumbia 37%, Maorku 35%, Republika Domenikane, me 32%,…
Duke nisur nga data 3 mars, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi e re në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit. Kështu ka bërë me dije Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në një dalje për mediat nga Kryeministria. “Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarëdolloj procedure rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë”. Pirdeni sakaq, ka sqaruar vendimin e Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit në ngadalësim nga vlerësimi i rritjes së vitit të kaluar prej 3.9%. Në raportin më të fundit, BERZH parashikon se vitin e kaluar ekonomia e vendit tonë u rrit mbi parashikohet fillestare, për shkak të performancës shumë të mirë të turizmit, shërbimeve të lidhura me të, si edhe ndërtimit, ndërkohë që prodhimi industrial dhe ai bujqësor shënuan rënie. Konsumi dhe investimet publike ishin kontribuesit kryesorë për rritjen, ndërkohë që eksporti i mallrave shënoi rënie të ndjeshme, i ndikuar nga mbivlerësimi i…
Tre persona janë vendosur në pranga nga blutë e kryeqytetit ndërsa një tjetër është në kërkim pasi efektivët zbuluan një ambient që ishte përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Të arrestuarit janë identifikuar si Martin Pacani, Olgert Jaupaj dhe Ervin Yzeiraj. Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve. Njoftimi i policisë: Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e…
