Author: gazetar_1

Zona e ish-Bllokut shumë shpejt nuk do të ketë më makina që vijnë vërdallë, apo dalin edhe xhiro. Së shpejti, shumica e rrugëve do të kthehen në këmbësore. Projekti i Walk 21, do të rikonceptojë rrugën “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, si dhe Brigada VIII. Në prezantimin e projektit, Kryeministri theksoi se ndryshimet pritet të realizohen brenda këtij viti. ““Besoj që kjo është rruga e duhur. Për hir të së vërtetës në rrugën pas shpinës sime të shumë vite më parë, kur isha në bashki, kemi bërë një tentativë për ta këmbësorizuar atë, ndaj edhe është e shtruar me pllaka edhe…

Read More

Inflacioni sipas metodës së Eurostat vijon të jetë më i lartë sesa inflacioni i matur sipas mënyrës së INSTAT, edhe për janarin 2025. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës, ndryshe nga IÇK, ku mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumin për muajin e parë të këtij viti ishte 2.4%, po aq sa edhe në dhjetor 2024. Konstatohet se rritja kryesore…

Read More

Nëse planifikoni të kurseni, tashmë mund ta bëni këtë në një mënyrë më inovative, por edhe më të leverdisshme. OTP Bank Albania sjell një risi për të gjithë ata që duan të përfitojnë shpejt dhe në mënyrë të zgjuar: Depozitën me Interes të Parapaguar – një produkt i veçantë që të jep interesin në momentin e hapjes, pa qenë nevoja të presësh maturimin e depozitës. Si funksionon? Ndryshe nga depozitat tradicionale, ku interesi përfitohet në fund të afatit dhe ti edhe mund ta humbasësh nëse e tërheq përpara kohe shumën, me Depozitën me Interes të Parapaguar, përfitimi është i menjëhershëm!…

Read More

ALBSIG, kompania e sigurimeve e Kastrati Group, vazhdon të ruajë dhe të forcojë pozicionin e saj kryesues në tregun shqiptar të sigurimeve, duke dëshmuar performancë të shkëlqyer në disa kategori kyçe. Arritjet e ALBSIG pasqyrojnë angazhimin për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur nevojat e klientëve me efikasitet dhe besueshmëri. Lidership në Pagesën e Dëmeve dhe Efikasitetin e Shërbimeve Një nga elementët më të rëndësishëm të suksesit të ALBSIG mbetet menaxhimi i dëmeve. Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), kompania ka numrin më të ulët të dëmeve të papaguara deri më 31 dhjetor 2024,…

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë organizuan tryezën e diskutimit me organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike “Kuptimi dhe zbatimi i ligjit për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit në sektorin publik”. Komisioneri Besnik Dervishi në fjalën e mbajtur u ndal te rëndësia jo vetëm e ruajtjes së të dhënave publike, por edhe administrimit dhe publikimit të tyre, në portalin e integruar opendata.gov.al, si një mjet për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të autoriteteve dhe sipërmarrjeve publike. “Sasia…

Read More

Administrata Trump po e bën realitet shumë shpejt shkrirjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) duke njoftuar pjesën më të madhe të punonjësve, përveç një pjese të vogël të stafit në mbarë botën, se që nga kjo e hënë do të jenë me leje pa afat, ndërsa ka njoftuar të paktën 1600 nga punonjësit me bazë në SHBA se po pushoheshin nga puna. Lëvizja ishte hapi i fundit dhe një nga hapat më të mëdhenj në atë që Presidenti Donald Trump dhe aleati i uljes së kostove Elon Musk thonë se është qëllimi i tyre për të shkrirë agjencinë…

Read More

Tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale kanë ende kohë për të përditësuar llogaritë e tyre, për të përfituar rimbursimin e shumave të paguara si këste të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, në fillim të vitit 2024. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se tatimpaguesit që nuk janë rimbursuar ende, për shkak të mungesës së llogarisë bankare ose të dhënave të pasakta, duhet të dorëzojnë një kërkesë pranë drejtorive rajonale, me shkrim ose nëpërmjet eFiling. Administrata Tatimore rimbursoi gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas, 6,1 milion euro, ndërsa shuma e mbetur për t’u rimbursuar…

Read More

Nga sot qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencionimin deri në 70% të vlerës së investimit për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Aplikimi realizohet online vetëm në linkun https://panelet.eficenca.gov.al/ ku qytetarët më parë duhet të regjistrohen dhe të krijojnë një llogari. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nga kjo thirrje do të përfitojnë 2 mijë familje. Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet 20-30%. “Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për…

Read More

Gjermania voton sot në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen pas rënies së koalicionit qeverisës trepalësh të kancelarit Olaf Scholz nëntorin e kaluar. Gjermanët do të zgjedhin mes kancelarit aktual Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, Friedrich Merz i Unionit Demokristian, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë. Koalicioni konservator Unioni Kristian Demokrat (CDU) / Unioni Kristian Social (CSU) nën Friedrich Merz është përpara në sondazhe me rreth 30%. Merz u zotua të jetë një zë i fortë në Evropë në tubimin e fundit të CDU-së përpara votimit. Sondazhet vendosin Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë në vendin e…

Read More

Senati amerikan ka konfirmuar Kash Patel si drejtorin e ri të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), duke e vendosur atë në krye të agjencisë kryesore të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SHBA. Patel pason në këtë detyrë Christopher Wray dhe pritet të sjellë një vizion të ri për funksionimin e FBI-së. Patel ka mbajtur pozicionin e nëndrejtorit në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në shkurt 2020, kur ajo drejtohej nga Grenell, gjatë mandatit të parë presidencial të Trump.   Ish-shefi i tij Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare, e ka përgëzuar publikisht…

Read More